Përdhunimi i 50-vjeçares shqiptare në Greqi për disa orë të tëra, kush është autori 35-vjeçar

Diaspora

Përdhunimi i 50-vjeçares shqiptare në Greqi për disa orë të tëra, kush është autori 35-vjeçar

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 13:29
Greqi

Mediat greke kanë hedhur më shumë dritë mbi autorin që ngriti në këmbë Greqinë pas përdhunimit të 50-vjeçares shqiptare. Sipas Proto Thema, autori i dyshuar i përdhunimit është një 35-vjeçar me origjinë bullgare.

Teksa është në kërkim nga policia, rezulton që autori i dyshuar të jetë arrestuar edhe 5 vite më parë, po për përdhunim. Bullgari thuhet se është arrestuar në vitin 2015 dhe u la i lirë në vitin 2020. Ai u dënua pasi hyri në shtëpinë e një të reje dhe e kishte përdhunuar.

Autori i kishte thënë së resë, se do e pësonte rëndë nëse do të tregonte ngjarjen. Ai më pas, u arrestua nga policia dhe për atë akt, u dënua me 5 vite heqje lirie.

50-vjeçarja shqiptare, me profesion pastruese, ishte duke punuar në një ndërtesë në Athinë, ku i riu bullgar, e mori me forcë dhe e futi në apartamentin e tij.

Raportohet se ai e ka dhunuar gruan dhe ka abuzuar seksualisht me të për orë të tëra.

Aktualisht shqiptarja ndodhet në spital në gjendje të renduar psikologjike dhe me plagë të ndryshme në disa pjesë të trupit, shkruajnë mediat greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat