Shqiptari i arratisur nga burgu grabit bankën në mes të Athinës

Diaspora

Shqiptari i arratisur nga burgu grabit bankën në mes të Athinës

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 17:30
Pamje nga videoja

Një shqiptar 42 vjeçar i arratisur nga burgu  dhe një grek 58 vjeç janë arrestuar  me akuzat e grabitjes me armë, dje në një degë banke në lagjen Peristeri, Athinë.

Shqiptari akuzohet për dhunë ndaj punonjësve të bankës, ndërsa greku për mosbindje dhe nxitje të kriminelit.

Mediet greke kanë publikuar pamjet e momentit kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe armatosur duke grabitur degën. Shqiptari nën kërcënimin e armës bllokoi arkëtarin dhe mori shumën që gjendej brenda më pas doli duke u arratisur me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste.

Oficerët e policisë të Departamentit të Krimeve të Pronës të Drejtorisë së Sigurisë Atikë, pas kontrolleve, lokalizuan automjetin në Peristeri dhe, përkundër përpjekjes së shoferit 58-vjeçar për të shpëtuar, si dhe rezistencës së fortë të 42-vjeçarit, arritën t'i neutralizojnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat