Vrasja e shqiptarit në Itali, ja çfarë kërkon njëri nga të akuzuarit

Diaspora

Vrasja e shqiptarit në Itali, ja çfarë kërkon njëri nga të akuzuarit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 07:39
Besnik Metaj

Arjan Drekaj, një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkatdhetarit të tij Besnik Metaj, ka vendosur që të kërkojë gjykim të shkurtuar nga drejtësia italiane. Trupi i 39-vjeçarit Metaj, i cili jetonte në Treviso u gjet i varrosur në Cornizzolo më 2 Prill të 2017-s. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u zbulua se ai ishte ekzekutuar me 3 plumba pistolete në kokë.

Të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tij janë 45-vjeçari Edmond Çomo dhe Arjan Drekaj, megjithatë asnjë prej tyre nuk i kanë pranuar akuzat. Teksa doli të mërkurën para gjykatës, Drekaj deklaroi se mbrëmjen e 5 Marsit kur Besnik Metaj u zhduk, ai thjesht sa e kishte shoqëruar atë deri në një parkim pranë shtëpisë së Çomos. Më pas nuk kishte dëgjuar më asgjë për të, për muaj me radhë, derisa në Shqipëri iu ishte afruar dikush, i cili nën kërcënimin e armës e kishte urdhëruar që të mos fliste për vrasjen, në rast se e thërrisnin për ta marrë pyetje, shkruan Ilgiorno.

Kështu që për t’i shpëtuar ndonjë keqkuptimi, ai kishte vendosur që të lëvizte nëpër Europë, fillimisht në Finlandë dhe më pas në Paris, deri në arrestimin në Gjermani, ku u arrestua dhe ekstradua. Ai gjithashtu konfirmoi se Çomo i kishte një borxh droge Besnikut.

Zbulimi i trupit të pajetë të shqiptarit u zbulua aksidentalisht gjatë një pastrimi rutinë të pyjeve, por kufoma e tij ishte aq e dekompozuar saqë identifikimi i tij mund të bëhej vetëm me gjurmët e gishtave. Shqiptari, nuk ishte i panjohur për Policinë pasi kishte disa precedentë penalë për lëndë narkotike dhe çështje të tjera kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat