Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes: Shqiptari goditet me thikë pas shpine

Diaspora

Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes: Shqiptari goditet me thikë pas shpine

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:44
Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Itali mesditën e kësaj të premteje. Një shqiptar, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u godit me thikë nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në Romë në rrugën Gazametro. Pasi është goditur, i plagosuri ka tentuar të largohet dhe ka vrapuar për 150 metra derisa është rrëzuar në rrugën Ostiense, në hyrje të një lokali.

26-vjeçari është gjetur nga kalimtarë, të cilët  kanë dëshmuar se e kanë gjetur pothuajse pa shenja jete. Aktualisht nuk raportohet të ketë pasur asnjë dëshmitar në momentin e plagosjes. Megjithatë në vijim pritet që të dalin detaje të reja.

Ajo që dihet me siguri deri më tani është fakti se shqiptari është goditur nga mbrapa, çka shton dyshimet se është kapur në befasi dhe se nuk e priste një sulm të tillë.

Identiteti i tij nuk dihet ende, por nga ato pak të dhëna që kanë publikuar mediat, thuhet se bëhet fjalë për një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara në media, shqiptari ka humbur shumë gjak teksa ka qëndruar në hyrjen e lokalit. Atje ka shkuar policia kriminale, por deri më tani nuk ka mundur të gjejë armën e krimit. Po ashtu, shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë mbeten mister.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat