Kështu e përshkruan media zvicerane aksidentin e sotëm tragjik në Kroaci

Diaspora

Kështu e përshkruan media zvicerane aksidentin e sotëm tragjik në Kroaci

Nga: M.L. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Media zvicerane, Blick.ch ka raportuar sot për aksidentin tragjik në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 qytetarë të Kosovës.

Në një aksident me autobus në Slavonski Brod të Kroacisë, të paktën dhjetë persona u vranë të dielën dhe 45 të tjerë u plagosën. Kjo u raportua nga media kroate, duke cituar policinë, shkruan Blick.ch përcjell “Bota sot”.

Fillimisht ishte e paqartë se si ndodhi saktësisht aksidenti në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Autobusi ka një targë të Kosovës dhe padyshim që po udhëtonte nga Evropa Perëndimore për në Kosovë.

Sipas mediave kroate, në autobus kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë. Mes të vdekurve janë nëntë pasagjerë dhe një shofer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat