U kap në “fermën” e kanabisit me vlerë 70 mijë paund, merret vendimi për shqiptarin në Angli

Diaspora

U kap në “fermën” e kanabisit me vlerë 70 mijë paund, merret vendimi për shqiptarin në Angli

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:01
Gani Muca

Një 27-vjeçar shqiptar i quajtur Gani Muca është dënuar me dy vite burg nga policia britanike, për shkak se në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë.

Vlera e kanabisit të kultivuar do të arrinte deri në 72 mijë paund nëse do të dilte në treg.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.

Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike. Martin Morrow, avokati i tij tha se Muca nuk ka dënime të mëparshme dhe përshkroi shkeljen e klientit të tij si jashtë karakterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat