Shiste kokainë, e pëson keq shqiptarja në Itali

Diaspora

Shiste kokainë, e pëson keq shqiptarja në Itali

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 06:31
Ilustrim

Ishte banakiere për kafe, por shiste edhe kokainë.

Për këtë arsyeje policia italiane ka bastisur shtëpinë e një banakiereje shqiptare.

Në apartamentin e saj, në zonën e Ponteghiaras, janë gjetur 50 gramë kokainë, peshore elektronike dhe 22.500 euro të dyshuara se janë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Karabinierët, të cilët kishin marrë informacion në lidhje me praninë e mundshme të armëve brenda shtëpisë, gjetën gjithashtu një plumb të kalibrit 9×21 mm për të cilin gruaja nuk ishte në gjendje të jepte një justifikim.

46-vjeçarja shqiptare me precendentë të mëparshëm penalë u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës për të mësuar dënimin që do t’i jepet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat