Media spanjolle: Shqiptarët përdorin ishujt Kanarie për trafik kokaine

Diaspora

Media spanjolle: Shqiptarët përdorin ishujt Kanarie për trafik kokaine

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:43
Pamje nga takimi

Mafia shqiptare dhe ajo ballkanike përdorin “Ishujt Kanarie” për trafikimin e kokainës në Evropë. Duke qenë se trafikantët e blejnë kokainën në Amerikën Latine për 3 mijë euro/kg dhe e shesin në kontinentin e vjetër për 25 mijë euro/kg, përfitimet e tyre financiare janë të konsiderueshme.

Duke iu referuar burimeve policore të medias spanjolle “Leggo Tenerife”, autoritet vendase dolën në këtë përfundim gjatë hetimeve të thelluara, pas arrestimit të 4 anëtarëve të klanit mafioz malazez “Skaljari”, të cilët u kapën me më shumë se 400 kg kokainë dhe rreth 400 mijë euro kesh, në fillim të gushtit.

Grupi importoi dërgesa të mëdha të kokainës, të cilën e depozitonin në banesa dhe ambient që kishin marrë me qira, kryesisht në Tenerife të Spanjës.

Megjithëse edhe pse për të shmangur rrezikun e operacioneve të tjera të mëtejshme, Ministria e Brendshme e Spanjës nuk ka dashur të zbulojë vendin e origjinës së kokainës së importuar, duket se grupet shqiptare janë të lidhur ngushtë me vendet e Amerikës latine.

Sipas “Leggo Tenerife”, përveç portit të Goia Tauro në Itali, edhe Spanja tashmë, konsiderohet si “një qendër strategjike për disa grupe kriminale në Ballkanin Perëndimor, për importin e kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat