Ky është shqiptari nga Puka i cili u arrestua në megaoperacionin e drogës

Diaspora

Ky është shqiptari nga Puka i cili u arrestua në megaoperacionin e drogës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Të tjera detaje dalin nga megaoperacioni i zhvilluar në tre shtete, Gjermani, Spanjë dhe Shqipëri ku u arrestuan 107 persona të përfshirë në trafikun e drogës. Raportohet se një shqiptar ishte një ndër anëtarët kryesor të këtij rrjeti trafikantësh që furnizonte Spanjën me lëndë narkotike.

Stefan Curri është emri i shqiptarit nga Puka i cili kishte një rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal. Sipas hetimeve, Curri rekrutonte qytetarë nga zona e Pukës dhe Mirditës për të punuar në kultivimin e kanabisit.

Fillimisht ai i paguante biletat e udhëtimeve duke i ftuar si turistë dhe më pas i kthente në punëtorë dhe roje të “shtëpive të barit” në Spanjë.

Në momentin e ndërhyrjes së Europol, anëtarët e grupit kriminal po devijonin furnizimin me energji elektrike për të kultivuar bimët në ambiente të mbyllura, dhe vlera e energjisë elektrike së vjedhur dhe përdorur për rritjen e bimëve narkotike arrin në mbi 1.6 milion euro.

Në ditën e arrestimeve masive, 3 hetues shqiptarë u vendosën në Spanjë në kuadër të projektit që synonte të luftonte krimin e organizuar serioz në Ballkanin Perëndimor. Nga aksioni 107 persona u arrestuan, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë, u zbuluan 51 ferma kanabisi dhe u sekuestruan 25 000 bimë kanabis. U konfiskuan gjithashtu 70 mijë euro dhe automjete luksoze. Panorama.al mëson se mes të arrestuarve, 60 ishin shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat