Sherr dhe të shtëna mes dy grupeve shqiptare në Itali, plagosen 8 persona

Diaspora

Sherr dhe të shtëna mes dy grupeve shqiptare në Itali, plagosen 8 persona

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mëngjes në qendër të Triestes, në Itali, pranë një lokali.

Mediat italiane raportojnë se të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që mësohet se kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje midis grupeve të punëtorëve të huaj, kosovarë dhe shqiptarë. Sipas disa burimeve të shtënat erdhën si rezultat i mosmarrëveshjeve pikërisht për çështjet e punësimit.

Pas një grindjeje fillestare, grupet, të përbërë nga njerëz të shumtë, gjithashtu janë përplasur me hekura dhe atëherë dikush nxorri armën dhe qëlloi disa herë. Mësohet se njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë.

Hetimet janë të koordinuara nga prokurorja në detyrë, Chiara De Grassi, ndërsa kanë filluar kërkimet në zonën dhe rreth qytetit, pasi shumë njerëz janë përfshirë në këtë çështje.

Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat