E tmerrshme/Shqiptari lidhi gruan në karrige dhe e kërcënonte me thikë, por në fund u pendua dhe...

Diaspora

E tmerrshme/Shqiptari lidhi gruan në karrige dhe e kërcënonte me thikë, por në fund u pendua dhe...

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:54
Ilustrim

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes se tij. Sipas mediave italiane, viktima pretenton se partneri i saj, prej muajsh e dhunonte për shkak të xhelozisë që kishte ndaj saj.

Episodi më serioz, për të cilin ai akuzohet për rrëmbim dhe torturë, daton rreth dhjetë ditë më parë kur gruaja pretendon se u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë, duke u kërcënua me një thikë.

Thika nuk e lëndoi aq sa për t’i rrezikuar jetën por la shenja në lëkurën e saj. Pasi përfundoi “punë” shqiptari e dërgoi në spital, ku gruaja u kishte thënë mjekëve se kishte rënë nga biçikleta.

Megjithatë versioni i saj nuk u besua dhe për rastin nisën hetimet duke zbuluar edhe të vërtetën. Shqiptari nga ana e tij, pas arrestimit, pretendon se nuk e ka torturuar kurrë gruan duke shtuar se ajo ishte e droguar dhe të gjitha i shpikte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat