Dëshmitarët japin detaje nga përplasje mes shqiptarëve në Itali: Nisi me karrige, më pas u nxorën armët!

Diaspora

Dëshmitarët japin detaje nga përplasje mes shqiptarëve në Itali: Nisi me karrige, më pas u nxorën armët!

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që mësohet se kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje midis grupeve të punëtorëve të huaj, kosovarë dhe shqiptarë në Trieste të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (4 shtator) pranë një lokali.

Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Në fillim dukej si një lojë

Banakieri i cili ndodhej në lokal në momentin e përleshjes ka thënë se në fillim ju duk si një lojë.

Sherr dhe të shtëna me armë mes shqiptarëve dhe kosovarëve në Itali, 8 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Më pas, kur pa persona të shtrirë në tokë dëshmitari thotë se e kuptoi që po ndodhte një sherr.

"Dëgjova zhurmë, por në fillim nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Njerëzit po ndiqnin njëri -tjetrin dhe dukej sikur ishte një lojë mes tyre. Pastaj pashë një person një tokë, të cilit i kishte rënë të fikët dhe unë e kuptova se çfarë po ndodhte."

"Unë kam punuar këtu për 33 vjet, nuk kam parë kurrë një skenë dhune," shton ai.

Filloi me karrige dhe stola

Ndërsa një tregtar i zonës thotë se fillimisht përleshja filloi me karrige dhe stola, më pas dëgjoi 5-7 të shtëna armësh.

"Përleshja filloi me karrige  dhe stola.  Pastaj erdhi një furgon dhe dolën më shumë njerëz jashtë, sikur të kishin thirrur përforcime. Kam dëgjuar 5 deri në 7 të shtëna. Kishte një person në tokë. E gjitha zgjati rreth dhjetë minuta," thotë ai.

“Frika ishte e fortë, për të gjithë. Një zonjë u frikësua aq shumë sa e ka mbyllur lokalin e saj për sot."

Përleshja ka ndodhur për ndarje territori në fushën e ndërtimit në këtë qytet, raporton media italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat