Policia italiane i shkon në shtëpi shqiptarit dhe i gjen kokainë në bufe

Diaspora

Policia italiane i shkon në shtëpi shqiptarit dhe i gjen kokainë në bufe

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 07:23
Policia

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Ai është vënë në pranga pasi u ndalua nga gjatë një kontrolli rutinë, pasi në momentin e ndalimit ai shfaqi shenja nervozizmi.

Kjo bëri që blutë të kontrollonin automjetin e tij ku gjeti të fshehur lëndën narkotike, kokainë.

Ata gjetën lëndë narkotike edhe në shtëpinë e tij të fshehur brenda sirtarit të bufesë.

Policia sekuestroi një shumë parash, 1300 euro në total, të cilat konsiderohen si të ardhura të paligjshme pasi dyshohet se janë siguruar nga tregtimi i lëndës narkotike.

Sipas mediave italiane, vlera e drogës së kapur, arrin deri në vlerën e 5 mijë eurove

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat