“Shqiptar i mallkuar”/ I riu fiton gjyqin dhe përfiton 11 mijë paund ndaj eprorëve në Angli

Diaspora

“Shqiptar i mallkuar”/ I riu fiton gjyqin dhe përfiton 11 mijë paund ndaj eprorëve në Angli

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 22:06
Vasilis Kodra

Pavarësisht fyerjeve që eprorët i bënin, një shqiptar në Britaninë e Madhe ka dalë i fituar pas hedhjes në gjyq. 

Vasilis Kodra do të përfitojë një shumë prej 11 paundësh si kompensim. Ngjarja ndodhi një vit më parë kur shefi i kuzhinës në restoranin e quajtur ‘La Vita’ ku punonte Kodra, Robbie Syme ka ngritur zërin ndaj punonjësve i revoltuar se punonte me afrikanë, shqiptarë dhe rumunë.

“Marko punëson vetëm afrikanë, shqiptarë dhe rumunë të mallkuar,” ka thënë me tone të larta zëri shefi i kuzhinës, duke iu referuar pronarit të restorantit.

Më pas, ai ka shpërthyer me tone raciste ndaj shqiptarit Kodra, i cili një javë pas incidentit u detyrua të karantinohej për shkak se u infektua me covid-19. Menjëherë pas mbylljes së karantinimit, shqiptari ka shkuar në vendin e punës ky pyeti shefin e kuzhinës për mjetet e tij, ndërsa ai i foli në të njëjtën mënyrë. Syme i kërkoi Kodrës të dilnin jashtë dhe ta zgjidhnin këtë cështje me sherr, gjë që shqiptari nuk e pranoi. Kjo bëri që syme ta kapte atë nga fyti dhe ta gërvishte.

Edhe pse Kodra nuk reagoi ndaj dhunës që po ushtrohej mbi të, pronari i restorantit, Marko Acari e pushoi atë nga puna.

Kodra e denoncoi ngjarjen në polici. Autoritetet nuk mundën të gjenin prova nga kamerat sepse pamjet e asaj dite ishin fshirë të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat