Kapet me mbi 1000 bimë kanabisi, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë

Diaspora

Kapet me mbi 1000 bimë kanabisi, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar për rritjen e rreth 1.200 bimëve në një fermë në Jarandilla de la Vera. Garda Civile ka çmontuar plantacionin dhe ka akuzuar të riun për krimin e bërë. Autoriteti gjyqësor ka dekretuar tërheqjen e pasaportës për këtë shtetas, me origjinë shqiptare, si dhe detyrimin për t’u paraqitur para gjykatës në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Pasi u zbulua se plantacioni i kanabisit nuk ishte i deklaruar, më 9 shtator u çmontua. Kultivimi i bimëve ishte i shpërndarë dhe bimët ishin në lartësi të ndryshme, në tre tarraca ishte vendosur një kanavacë të gjelbër në secilën prej tyre në mënyrë që të vështirësohet shikimi i tyre nga jashtë.

Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm të shtrirë dhe që ishin të lidhur me rezervuarët e ndryshëm të ujit që kishte ferma.

Pas çmontimit të plantacionit, gjithsej 1,117 bimë marihuanë u prenë në një gjendje të përparuar të lulëzimit dhe që pasi u peshuan, dhanë një peshë bruto afër një ton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat