Zbulohet një tjetër fermë kanabisi në Spanjë, arrestohen 12 shqiptarë e vendas, mes tyre edhe gra

Diaspora

Zbulohet një tjetër fermë kanabisi në Spanjë, arrestohen 12 shqiptarë e vendas, mes tyre edhe gra

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Policia spanjolle ka goditur një tjetër bandë kriminale që vepronte në kultivimin e kanabisit në Huesca.

Mësohet se në saj të këtij operacioni janë arrestuar 12 persona burra e gra, nga Shqipëria dhe Spanja. Gjatë aksionit policor raportohet se janë shkulur 8 200 bimë kanabis ndërkohë që mbi 10 kilogram të kësaj bime narkotike janë gjetur të thara gati për shitje.

Grupi i të arrestuarve tashmë do të përballet me akuzat për kultivim dhe shitje lëndësh narkotike, falsifikim dokumentesh, krim kundër mjedisit etj.. Mësohet se të paktën 5 persona janë lënë në burg.

Hetimi mësohet se ka nisur prej vitit 2020 ku grupi kriminal mësohet se çdo para që fitonte e investonte sërish në kultivimin e kanabisit.

Ky grup u udhëhoqën nga një i ri që drejtonte një qendër trajtimi dhe shitjeje të kërpit në Huesca. Nga aty ai drejtoi të gjitha operacionet e mbjelljes dhe furnizimit të mallrave dhe shpërndarjen pasuese të drogës .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat