U kap me 36 kg kokainë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

U kap me 36 kg kokainë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 36 kg kokainë.

Mësohet se 48-vjeçari u kap duke transportuar drogë me makinë, nga Franca për në Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Norend Kapo, banues në Pesaro. Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte fshehur në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit.

48-vjeçari akuzohet për posedim droge me qëllim shitje dhe rrezikon deri në 20 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat