U kapën duke punuar ilegalisht në Gjermani, ja ҫfarë pune po bënin shqiptarët atje

Diaspora

U kapën duke punuar ilegalisht në Gjermani, ja ҫfarë pune po bënin shqiptarët atje

Nga: H.O. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:34
Ilustrim

mediat e huaja është bërë e ditur se disa shqiptarë nga Kosova dhe Shqipërisë janë kapur për punësim ilegal në një kompani skelesh në Filderstadt.

Këtë e ka bërë të ditur zyra kryesore doganore në Stutgart.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se, oficerët doganorë të kontrollit financiar të punës së padeklaruar në Shtutgart dje në mëngjes në një kompani skelesh në Filderstadt hasën në tetë punëtorë të punësuar në mënyrë të paligjshme.

“Burrat nga Kosova dhe Shqipëria ishin të zënë duke ngarkuar automjete me skela kur u pyetën nga zyrtarët për pagat e tyre dhe gjendjen e tyre të punësimit dhe qëndrimit. Doli se punëtorët ishin të punësuar nga një nënkontraktues slloven dhe kishin vetëm leje pune për Slloveninë. Burrat iu dorëzuan doganës policisë së shtetit dhe tani do të duhet të largohen menjëherë nga Republika Federale”, thuhet tutje.

Zyra kryesore doganore në Shtutgart po heton punëdhënësit e burrave nga Ballkani./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat