Me 500 bimë kanabisi në një shtëpi bari në Britani, arrestohet shqiptari

Diaspora

Me 500 bimë kanabisi në një shtëpi bari në Britani, arrestohet shqiptari

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia britanike pasi policia zbuloi më shumë se 500 bimë kanabis në tre dhoma të një banese në Gainsborough.

29-vjeçari Olsi Ferhati u arrestua brenda shtëpisë ku rriteshin bimët. Ai i tha uniformave blu se nuk kishte asnjë lidhje me fermën e kanabisit por kishte shkuar vetëm për t’i korrur ato.

Banesa ishte e sofistikuar pasi kishte ndriçim artificial, ndërsa matësi ishte shkëputur. Furnizimi me ujë për rritjen e bimës bëhej nga tualeti i banesës.

62 bimë kanabisi u gjetën në dhomën e ngrënies, ndërsa 55 bimë të tjera ishin kultivuar në një dhomë gjumi. Pjesa tjetër ishin mbjellë në papafingo dhe pas shkallëve.

Ekspertët u shprehën se vlera e lëndës narkotike shkon nga 381,000 £ deri në 636,000 £.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat