Kapen 3 shqiptarë në Itali, kokainën e sillnin nga Shqipëria, si i ‘groposi’ nofka e tyre

Diaspora

Kapen 3 shqiptarë në Itali, kokainën e sillnin nga Shqipëria, si i ‘groposi’ nofka e tyre

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Tre shqiptarë dhe dy italianë janë arrestuar nga policia e Cuneo-s në Itali, pasi akuzohen për trafik kokaine. Mësohet se dy italianët e arrestuar mësohet se ishin të moshës 45 dhe 52-vjeç, ndërsa tre shqiptarët ishin të moshave 22, 27 dhe 55-vjeç.

Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër.

Sipas mediave italiane të arrestuarve u është kapur një sasi prej 3 kg kokainë si dhe 25 mijë euro cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat