Dy shqiptarë e zgjidhën sherrin me shufra hekuri, njëri përfundon në spital, tjetri në burg

Diaspora

Dy shqiptarë e zgjidhën sherrin me shufra hekuri, njëri përfundon në spital, tjetri në burg

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Dy shqiptarë u përpoqën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre duke përdorur shufrat e hekurit në Kretë, por përfunduan një në spital dhe tjetri në qeli.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit mbrëmjen e sotme në Heraklion.

Njëri prej të cilëve u transportua me ambulancë në spital sepse kishte dëmtime në kokë dhe i dyti në komisariat me goditje më të lehta.

Shqiptarët u grindën jashtë shtëpive ku jetojnë në Kretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat