Vritet 36-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohet Quni

Diaspora

Vritet 36-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohet Quni

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:17
Ergys Koci

Një shqiptar i quajtur Ergys Koci është ekzekutuar mbrëmjen e 21 shtatorit në Veri të Londrës.

Lajmi është publikuar së fundmi në mediat britanike ndërsa raportojnë se në lidhje me këtë krim është arrestuar një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Briken Quni, 42-vjeç, pa një adresë fikse në Londër.

Briken Quni u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Willesden të Shtunën, 25 Shtator, ku u caktua të paraqitej më 28 shtator para gjykatës së lartë, Old Bailey.

Policia u thirr rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator, pasi trupi i një burri u gjet në një pronë banimi në West Green Road, N15. Ata zbuluan se trupi i pajetë i përkiste shqiptarit 36-vjeçar Ergys Koci i cili jetonte në Haringey.

Sipas mediave angleze shqiptari është vrarë disa herë me thikë dhe gjithashtu goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar fraktura vdekjeprurëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat