Zgjedhjet lokale në Komunën e Dibrës, me veprimtarin dhe bisnesmenin nga Amerika, Ibrahim Kolari

Diaspora

Zgjedhjet lokale në Komunën e Dibrës, me veprimtarin dhe bisnesmenin nga Amerika, Ibrahim Kolari

Nga: Beqir SINA Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:58
Ibrahim Kolari

Më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e veriut. Garat do të zhvillohen për kryetarë të 80 komunave dhe për qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë administrative dhe për anëtarët e Këshillave Komunalë. Për herë të parë në këtë proces thuhet se do të përdoret skaneri për shenjat e gishtave, sipas shtypit nga Maqedonia. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa tashmë ka caktuar kandidatin e saj që do të garoj në zgjedhjet lokale në Dibër. Bëhet fjalë për kandidatin për Kryetar mjekun kardiolog, Bekim Pocesta, dhe dy këshilltarët Ibrahim Kolari dhe Ylber Cami.

 Në këtë intervistë, nga Nju Jorku, me pjesëtarin e ekipit të kandidatit nga radhët e ASH-AAA, veprimtarin e njohur Ibrahim Kolari, ish Kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Dibra” në New Jork, folëm për zgjedhjet e 17 Tetorit, programin për drejtimin e komunës së Dibrës, problemet me të cilat përballet Dibra, kush mund t’a bëjë Dibrën, dhe pse duhet votuar kësaj radhe ndryshimi, siç thotë Kolari.

Përndryshe, Ibrahim Kolari që ka investuar nga Amerika në Dibër, për afro dy dekada, ka qenë kandidatë i pavarur për kryetar të Dibrës në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ndërsa në zgjedhjet e  17 Tetorit, është në listën e fletë votimeve # 6të, me logon e kualicionit ASH-AAA  “Pastër! Për Dibër!”

 Zoti Kolari, si i komentoni këto zgjedhje ?

Në këto zgjedhje për mendimin tim votuesit dibran shkojnë të votojnë më 17 Tetor një ndryshim mbi një alternativë. Kushdo që të fitojë, duhet të fillojë që nga komunikimi i drejtpërdrejt me çdo qytetar si fillim, dhe më pasë duhet të kalojnë për miratim në Komunën tonë, Këshillin e komunës, të çdo projekti. Në komunë të mos ketë burokratizëm me zabtimin e ligjeve, dhe shërbimin ndaj qytetareve. Procesi maxhimit të qytetit, duhet të jetë ndryshimi ose përmisimi. Si për shembull në Dibër, në ditët me të nxehta të sesionit veror, ardhjes se emigrantve dibran, ka pasur problem me ujë të pijëshëm dhe dritat janë pengesë. Ndërkohë, deponia, gjatë gjitë verës për të disatën herë po digjet, duke lëshuar tymëra e gazra, madje edhe nga ato që bëjnë ndotjen e ambjentit. I themë të gjitha këto, ngase për 18 vjet si një ndër investitorët e parë në Dibër, më vjen keq, dhe ndijej një dhimbje për qytetin tim, kur shikojë se çfarë mundësish dhe resurses ka komuna, me më shumë mundësi të ndryshojë gjithçka.Dhe, që Dibra, të zhvillohet. 

Dibranët duhet të mos të jenë të pashpres tash sa vjet. Ku dibranët veçse po largohen , derisa dhe prindërit po largojnë fëmijët e tyre në Europë dhe Amerikë.

Zoti Kolari, bëjmë një kthim pas, të shkurtër në kohë : Pse tani, je kaq kritik, a nuk i keni parë më parë gjithë këtë mangësi në këtë komunë?

Pyetje, shumë e drejt!.Unë i kam vrejtur dhe i kam ngritur si shqetësime këto çka thashë për dy dekada. Madje, unë kur konkurova para 8 vjetëve për kryetar komune, një pjesë të mirë të këtyre çfarë thashë, i kam pasur në planet e mija, për t’i ndrequr, por humba zgjedhjet dhe asnjë prej tyre nuk u realizua. Dhe, për fat të keq, edhe fjalët e mija kan shkuar në “veshë të shurdhër”. Në 2013, u detyrova  të garojë për kryetar Komune, duke mos pranuar asnjë subject poplitik të më mbështeste. Ngase, nuk shikoja ndonjë nga subjektet politike athere, të ishin në rrugën e duhur për Dibrën. Konkurova si i pavarur dhe fitova besimin e atyre qytetarvë që më dhanë votën. Luftën ndaj meje dhe ndaj programit tim, 8 vjet më parë, premtimeve që po ju jepja dibranëve, e degradoi partia në pushtet dhe me përdorim force, shantazhim dhe kërcënime ndaj anëtarëve të safit tim electoral. Por, gjithsesi nuk është vonë për ta bërë Dibrën, prandaj edhe jamë përsëri në garë për Komunën e Dibrës, me siglën ASH- AAA, ngaqë mendojë se nuk mund të vazhdoj më kështu dhe se kësaj rradhe mund të vijë ndryshimi.

Tani keni zgjedhur për të qenë pjesë e ekipit të listës së #6të kandidat i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa. Përse?

Së pari e falenderoj strukturat e dy subjekteve të koalicionit, për besmin që kanë te unë, të jem në krahë të kandidatit për kryetar Bekim Pocesta i “Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës”. Konkretisht,  për besimin e dhënë, për mirëkuptimin e  për mbështetjen që besoj se do të marrë prej  qytetarëve të Dibrës, atyre që do të na votojnë. Përshendes me këtë rast dhe faleminderojë Doktor Bekim Pocestën, i cili duket se po sjell një frymë të re në Komunë . Dhe, pikërishtë atë që i duhet kësaj komune, për t'ja kthyer besimin dhe shpresën qytetarëve të mrekullueshem të Dibrës, dhe për të bërë më të mirën. Përvilegje, për të qenë pjesë e egzekutivit së bashku me Ylber Cami, djali i Bardhyl Camit, që së bashku me këshilltarët e tjerë, që do të jenë nga listat e tjera të kualicioneve në votimet e 17 Tetorit - për ta bërë Dibrën të gjithë së bashku.

Zoti Kolari, çfarë i përcjell Dibrës, eksperianca dhe përvoja e juaj, 40 vjeçare, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edukata e mentaliteti amerikan, si biznesmen i sukseshëm dhe veprimtar i njohur i komunitetit?

 Kjo pyetje më emocionon, ngase më kujton dhe më sjell në retrospektiv gjithë jetën time prej një emigranti. Të një emigranti në Amerikë, që gjithmon kam punuar e jetuar duke e kthyer “kokën” prapa, në vendlindjen time, në Dibrën time, për ta parë atë ashtu si e duam ne të gjithë dibranët. Një qytet që rritet mirëqenia, zhvillimi dhe prosperiteti.

A pajtoheni edhe ju me shprehjen se “Dibrën do të bëjnë vetë Dibranët”

Absolutisht, Po! Dibrën, e kanë bërë historikisht dibranët, dhe e kanë mbajtur vetëm dibranët. Sespse, çdo qeveri dhe pushtet që ka kaluar prej kohës së ish Jugosllavisë, dhe më pasë me ndarjen e Maqedonisë, është konsideruar si “Zorrë qorre” e pushtetarve, thonë dibranët. Në Dibër, nëse është bërë diçka që nuk duhet mohuar - është bërë vetëm në fushata dhe në kohë fushate. Më pasë janë vet dibranët, që me remenitecat e tyre, kanë dhënë një ndihmë të madhe në jetën e dibranëve, familjeve të tyre, duke i ndihmuar ashtu si i ndihmuan edhe në kohë pandemie.

Athere si do të bëhet Dibra?

Shumë e thjesht, vetëm të votohet ndryshimi, dhe Dibra të ndryshohet. Duke votuar më të mirin dhe atë që i duhet Dibrës. Po qese të votohet ndryshimi, më 17 Tetor, i cili mendojë unë se do të  vjen kësaj radhe nga, kandidati i ASH-AAA, i cili ka shpalosur në programin e tij të fushatës me projektet që ka për Komunën e Dibrës, nëse do të fitonte.Dotë thotë se do të mundësohet zhvillim më i fuqishëm ekonomik, ku ekonomia, punësimi dhe mirëqenia është çelësi i zhvillimit të një Komune. Alternativa e kualicionit ASH AAA është se çdo dibran e sheh zhvillimin e Dibrës, vetëm nga ndryshimi: 

"Kandidati ynë për kryetar të Komunës së Dibrës, u është drejtuar dibranëve duke thënë se nuk jam këtu për të provuar, për ndryshe nuk do të pranoja kurrë të eksperimentoja me të ardhmen e qytetit tim.Mbasi  i njohim mirë problemet e qytetit tonë, i kemi të qarta ato, prandaj dhe jemi maksimalisht të motivuar për ta ndryshuar rrënjësisht mënyrën e menaxhimit të Dibrës.

Meqenëse, dibranët në emigrim, kan ndikim të madh te familjet e tyre në Dibër, a mendon se dibranët në Amerikë, janë të njëjtë me mendimet e tua, për Dibrën duhet votuar ndryshimi ? 

Jo vetëm që mendoj se Po!, por ndoshta si i njoh edhe unë dibranët e Amerikës, jo vetëm ata që kan ndikim te familjet e tyre, nëse votojnë kësaj radhe , do të votojnë me bindje vetëm ndryshimin. Dibranët e Amerikës, dhe ata në Europë, edhe në këtë kohë pandemie botërore, shkuan këtë Verë në Dibër, e shpenzuan miliona dollar, për familjet e tyre, për veten e tyre dhe Dibrën, që e duan ndryshe.

Besojmë se jeni figurë e njohur mes votuesve dibranë në këto zgjedhje. Mund të na thoni motivet përse dibranët votën kësaj radhe e kanë sipas jush për ASH-AAA?

Dibra i përket qytetarëve e qytetareve që jetojnë në këtë qytet historik, prej brezash dhe atyre që kanë dhënë për Dibrën dhe historinë tonë kombëtare. Dibra, sa i përket dibranëve që jetonë atje, po aq u përket dhe dibranëve kudo janë edhe neve në emigrim Europë, Amerikë . Në këtë këndvështrim me dibranët në Dibër dhe ne që kemi dalë në kurbet, kemi shumë të përbashkëta për të bërë Dibrën. Ne jemi për një mirëqenie më të mirë,për  punësimin e të rinjëve, e të rejave, që të mos e lëshojnë më Dibrën. Shfrytëzimin e resurseve të panumërta e të mrekullueshme që ka Dibra. Shfrytëzimi i mjediseve publike, trajtimi dhe grumbullimi i mbetjeve në Komunën e Dibrës, ruajtjen e qytetit nga ndotja mjedisore, nga degradimi, dhe luftë burokracisë. Së fundi motiv mund të jetë edhe ajo se Dibranët nuk kemi më nevojë më për eksperimente, por kemi nevojë për një kryetar që të realizojnë projektet e tyre. Për një kryetar dhe Këshillë të qytetarve, që t'a besojnë dhe ta votojnë të gjithë dibranët më 17 Tetor. Unë mendojë dhe besojë se kësaj radhe dibranët kanë për të votuar ndryshimin që po ju vjen, në programin e ASH-AAA “Pastër! Për Dibrën!”. Të votojnë sifidën, në sinqeritetin tonë, në eksperiencën, dhe provojën që kemi, bazuar në ndershmëri dhe të pa korruptuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat