Zbardhen detaje nga atentati ndaj shqiptarit në Itali, në makinë me të ishte i vëllai, autori qëlloi 3 herë

Diaspora

Zbardhen detaje nga atentati ndaj shqiptarit në Itali, në makinë me të ishte i vëllai, autori qëlloi 3 herë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Në makinën tip “Fiat Panda” me 48 vjeçarin shqiptar në Toriono të cilit iu bë atentat ditën e sotme, ishte dhe vëllai i tij.

Për hetuesit siç raportojnë mediet italiane vëllai i shqiptarit të plagosur është dëshmitari kryesor që pa me sy gjithçka ndodhi. Ai është marrë në pyetje për të zbardhur detaje të tjera të vrasjes së mbetur në tentativë.

48-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte brenda në makinë në rrugën “Saorgio” në cep të “Corso Venezia”, rreth orës 11:30 të paradites. Autori ka qëlluar 3 herë ndërsa shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Molinette nga Kryqi i Gjelbër i Villastellone.

Autori u largua menjëherë në këmbë drejt Corso Grosseto. Së pari autori dhe shënjestra raportohet se janë parë të grindeshin.  Hetimet janë në vazhdim nga policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat