Brenda anijes së gazit drejt Skocisë, kapen 12 shqiptarë në Spanjë

Diaspora

Brenda anijes së gazit drejt Skocisë, kapen 12 shqiptarë në Spanjë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 00:45
Porti i Bilbaos

Policia spanjolle ka zbuluar dhe arrestuar 12 shqiptarë brenda një anije që po udhëtonte nga porti i Bilbaos në drejtim të Skocisë.

Anija brenda së cilës ishin fshehur emigrantët shqiptarë po transportonte gaz.

Dy prej tyre u zbuluan teksa anija ishte nisur, më pas u kthye në port dhe nga kontrolli rezultuan se brenda ishin edhe 10 të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që kapen shqiptarë në portin e Bilbaos, e cila është një tjetër pikë në shënjestrën e emigrantëve që e përdorin si pikë për të kaluar drejt Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat