Heroinë me vlerë 10 mijë euro në automjet, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Heroinë me vlerë 10 mijë euro në automjet, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:28
Foto

Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi u kap me një sasi kokaine gati për t’u shitur. Siç raportojnë mediat italiane, 46-vjeçari me iniciale H.A sapo kishte ardhur nga Milano ku e kishte marrë lëndën narkotike për ta shitur më pas në tregun e Parmës.

Shërbimet e policisë po bënin kontrolle përgjatë autostradës A1 dhe aty ndalën për kontroll edhe shqiptarin. Në automjetin e tij u gjend 1 kg heroinë.

Shqiptari ishte kishte edhe precedentë të mëparshëm pasi ishte arrestuar në vitin 2011 dhe në 2013 për trafik droge.

Lënda narkotike që 46-vjeçari kishte në makinë kishte një vlerë prej 10 mijë eurosh dhe do të ndahej në tre pjesë për t’u paketuar në doza të ndryshme për t’u shitur me pakicë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat