Inxhinieri elektrik i bën “gropën” shqiptarit në Britaninë e Madhe, kapet në tualetin e shtëpisë së barit

Diaspora

Inxhinieri elektrik i bën “gropën” shqiptarit në Britaninë e Madhe, kapet në tualetin e shtëpisë së barit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një inxhinier në Western Power shkoi në Coventry për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike. Ai kuptoi se banesa përdorej si fermë kanabisi dhe menjëherë njoftoi policinë.

Gjatë kontrollit policia kapi një 20-vjeçar shqiptar i cili ishte fshehur në tualetin e banesës. Eduart Shuli u la në burg për 26 muaj pasi u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit në banesë.

Prokurorja Danae Larham tha se më 12 gusht policia mori një telefonatë nga një elektricist i Western Power i cili kishte vënë re aktivitet të dyshimtë në një shtëpi në Allerton Close.

Kur policia shkoi për kontroll nuhati një erë të fortë kanabisi dhe kur u futën brenda se ajo ishte përshtatur në laborator për kultivimin e lëndës narkotike.

Në dy dhoma dhe në papafingo u gjetën 124 bimë kanabisi të cilat kapin shifrën e 100 mijë paund.

Shuli i tha policisë se ishte ndihmuar nga një mik në Shqipëri i cili i kishte thënë se do e ndihmonte të gjente punë si kopshtar në fermën e kanabisit që kishte ngritur i njohuri i tij.

Ai tha se donte të bënte para mjaftueshëm brenda pak muajsh dhe të kthehej sërish në Shqipëri ku veç të tjerash duhet të shlyente edhe një hua prej 5000 mijë paund që i kishte marrë borxh për të paguar udhëtimin e tij drejt Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat