Shqiptari nuk i bindet urdhrit të policisë greke, tenton të largohet me makinë e vjedhur, efektivi e qëllon

Diaspora

Shqiptari nuk i bindet urdhrit të policisë greke, tenton të largohet me makinë e vjedhur, efektivi e qëllon

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një skenë përndjekjeje si nëpër filma ndodhi sot mes policisë greke dhe një shqiptari në qendër të  Athinës.

Sipas medieve greke, ekipi DIAS  i bëri sinjal makinës të ndalonte për kontroll rutine.

Por shoferi me origjinë shqiptare jo vetëm që nuk ndaloi por edhe përplasi motorin e policave të ekipit DIAS.

Ndërsa njëri nga policët qëlloi më armë zjarri shqiptarin, për tu vetëmbrojtur. Sipas informacioneve paraprake shqiptari është plagosur në këmbë.

Forcat të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa po presin një ambulancë për të marrë të plagosurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat