Fatime Blakaj ikonë e humanizmit shqiptar!

Diaspora

Fatime Blakaj ikonë e humanizmit shqiptar!

Më: 8 maj 2017 Në ora: 23:49
Fatime Blakaj me një fëmijë

Një zonjë që kaloi një çerek shekulli në shërbim të atyre që më së tepërmi u duhet ndihma për të shijuar jetën.

Fëmijët me probleme shëndetësore, të cilëve nuk arrijnë të gjejnë shërim në Atdhe, kjo zonjë, kjo humaniste ju hap një dritare, dritare kjo që solli shumë dritë, për shumë fëmijë, për shumë familje dhe me humanizmin e saj u bë pjesë e halleve dhe e gëzimeve të këtyre njerëzve.

Kjo shqiptare e Kosovës përmes shoqatës "Aleanca për Fëmijët" (Alleanz für Kinder) trajtoji mbi 2.500 raste të sëmundjeve të ndryshme. Humanizmit të saj, pa asnjë hezitim ju përgjigjen mjekët Austriak, shërbimi i spitaleve Austriake (duke ofruar falas punën e mjekut (operimin), vendosjen në spital, ushqimin falas, dhe 100 bileta të aeroplanit falas nga Prishtina,Tirana, Shkupi!

Kontributi i Fatimes kalon kontributin e të gjitha shoqatave së bashku që veprojnë në nivel të Evropës!

Kjo zonjë fjalë pak dhe punë shumë është duke u bërë Ikonë e humanizmit internacional. Zonja Blakaj, përpos fëmijëve shqiptarë trajton edhe fëmijët tjerë, si: Boshnjak, Afganistanas, Sirian, Palestinez, Latin Amerikan...

Ndjehem e privilegjuar dhe shumë krenare me humanizmin e Fatime Blakajt.

Ne shqiptaret kemi të Shenjtë Nene Terezën, në këtë rruge do të shtegtojmë, duke shërbyer për të mirën e kombit tonë dhe mbarë njerëzimit. 

Qoftë i bekuar humanizmi i Fatime Blakajt!

Ganimete Bajraktari 

Drejtuese e Lobit EASH  Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat