Angli: Arrestohet shqiptari 20 vjet pasi bëri vrasjen për gjakmarrje

Diaspora

Angli: Arrestohet shqiptari 20 vjet pasi bëri vrasjen për gjakmarrje

Më: 9 maj 2017 Në ora: 12:10
Ilustrim

Martin Kaza, një 45 vjeçar shqiptar, vrau Dodë dhe Agustin Gjinin, për gjakmarrje gjatë trazirave të vitit 1997. Kaza mundi të arratisej, por u dënua në mungesë për vrasje dhe plagosje.

20 vjet më pas ai do të riatdhësohet në Shqipëri, pas një urdhëri ekstradimi që ka mbërritur pranë autoriteteve britanike.

The Sun shkruan se Martin Kaza kërkoi azil në Britaninë e Madhe duke u hequr si Kosovar me identitet të falsifikuar. U martua me një shqiptare tjetër, Majlinda Dulen dhe bashkë kanë tre fëmijë.

Gjatë kohës që jetoi në Britani, punoi nëpër restorante, larje automjetesh dhe në ndërtim ndërsa rriti tre fëmijë, 5, 7 dhe 13 vjeç.

Policia e arrestoi Kazan në Londër, pasi mbërriti atje urdhëri për ekstradimin e tij.

Babai i tre fëmijëve do të vuajë 22 vjet burgim në burgjet shqiptare.

Kaza e kundërshtoi ekstradimin e tij 18 vjet pasi kishte nisur një jetë në Britani. Sipas tij kjo do të ishte e padrejtë dhe do shkelje e të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat