Konkursi letrar për mërgatë “Azem Shkreli“ 2017

Diaspora

Konkursi letrar për mërgatë “Azem Shkreli“ 2017

Më: 14 maj 2017 Në ora: 21:05
Çmimi "Azem Shkreli"

Manifestimi ynë letrar tradicional sivjet shënon edhe njëzetvjetorin e vdekjës se shkrimtarit tonë të njohur Azem Shkreli. Do të flitet për jetën dhe veprimtarinë e Azem Shkrelit, do të konkurohet me poezi kushtuar Azem Shkrelit qe do të shpërblehen nga një komision i zgjedhur aty për aty.

Do të shpërblehet nga Juria Libri më i mirë i botuar vitin e kaluar (2016) dhe qe ka konkuruar për këtë konkurs. Do të kemi edhe tri prezentime të shkrimtarëve tanë me vepra të reja.

Do të kemi edhe tri prezentime të shkrimtarëve tanë me vepra të reja: z. Zekerja Idrizi do të promovojë librin e tij; " Letra Shpirti", Selajdin Gashi promovon Librin" Schlaflos mit Kleopatra" dhe shkrimtari kurd; Helim Yusif, prezenton me disa tregime në gjuhën gjermane. Do të ju argëtojnë këngëtarët tanë të mirënjohur: Driton Gashi dhe Hajrije Abazi. Si gjithnjë marrin pjesë edhe Grupi i valleve “Dallëndyshet” dhe nxënes nga shkollat shqipe.

Pas manifestimit kemi edhe drekë për të gjithë pjesëmarrësit. Shkrimtari, Luftëtari dhe Kryetari i nderit te LSHAKSH-ne Gjermani z. Martin Çuni do të ekspozojë foto nga “Gjenocidi serb mbi një kulturë të lashtë”.

Ekspozitë me pikturat e tij do të paraqitet edhe Piktori Shani Sejdiu. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shteteve institucionëve tona kombëtare.

Mysafir nderi nga Kososova do të jenë;  Shkrimtari dhe Artisti ynë i njohur ÇUN  LAJÇi dhe Shkrimtari ynë i njohur AGIM  GJAKOVA.
Manifestimi mbahet me dt. 27.05.2017 dkue filluar nga ora 12:00.
Ne : “Haus Ennepetal” Gasstraße -10.
58256 - E n n e p e t a l
Pjesëmarrja juaj do të na ndëron . Mirë se vini.
Nga Komisioni organizativ i Manifestimit Azem Shkreli
Dhe Kryetari i LSHAKSH-në Gjermani: 
Pal Sokoli: Mobil: +49(0)1774157694
Xhirollogaria e shoqatës: Commerzbank Koblenz
IBAN: DE29570400440200406700 
BIC:COBADEFFXXX- Ndihmoni LSHAKSH-ne Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat