Shqiptarët të parët për nga numri në Tirolin Jugor, ja në cilat qytete jetojnë kryesisht emigrantët

Diaspora

Shqiptarët të parët për nga numri në Tirolin Jugor, ja në cilat qytete jetojnë kryesisht emigrantët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 maj 2017 Në ora: 19:01
Në Tirolit Jugor, 47,000 të huaj jetojnë në 135 kombe - Foto: Shutterstock

Numri i të huajve në Tirolin Jugor është rritur për 0.7 përqind në krahasim me vitin e kaluar ose 8.9 përqind nga numri i përgjithshëm i banorëve, shkruan "stol.it" duke u mbështetur nga statistikat zyrtare.

Shumica e të huajve janë nga Europa, të rinj dhe kryesisht banojnë në qendrat urbane. Gjithashtu nataliteti i të huajve është 15.8 lindje për 1000 banorë, ndërsa 9.9 është te vendasit.

Bozen, qendra e të huajve

Një e treta e numrit të përgjithshëm të huajve jetojnë në Bozen (15.315 Personen), ndjekur nga Meran  6.352 (13,6%) dhe Brixen 2.117 (4,5%).

Të huajt vijnë nga 135 vende të ndryshme, prej të cilëve në vendin e parë janë shqiptarët e Shqipërisë me rreth 5400 persona, ndjekur nga gjermanët 4400 dhe marokenët 3500. Sëbashku këta tre grupe formojnë 30 përqind të huajve në Tirolin Jugor. Sëpaku 35 përqind e të huajve kanë fenë Islame./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat