Diaspora në fokusin e një ministrie

Diaspora

Diaspora në fokusin e një ministrie

Nga: Petrit Aliaj Më: 16 maj 2017 Në ora: 10:39
Diaspora në fokusin e një ministrie

Organizata vullnetare “InterAction” në Brescia në bashkëpunim me ministrinë e Diasporës në Kosovë,organizoi me datat; 21 dhe 22/04/2017 dy takime të rëndësishme për problemet e shkollave shqipe e mundësinë e hapjes së tyre në rajonin e Lombardisë                                                                                                                                I pari takim u organizua në mbas ditën e datës 21,ora 17.00  në komunën e Rovatos(B.S).

Fakti se kjo komunë zë vendin e parë në hartën demografike të provinces në Brescia në të cilën jetojnë mbi  1500 bashkëatdhetarë emigrantë nga Kosova e Shqipëria ishte pjesë e axhendës të ërfaqësuseve të kësaj ministrie.           

Image

-Sindako i kësaj komune ,zoti Tizziano Alessandro Belloti i u përgjigj pozitivisht kërkesës zyrtare për këtë takim e së bashku me ndihmësit e tij ; dott, Simone Giovani Agnelli e zonja.Sonia Bosio, priti në zyrën e tij delegacionin e min, së Diasporës nga Rep, e Kosovës të kryesuar nga zoti Janez Frrokaj ,zv.ministër dhe  z.Hysni Pukaj,jurist , të shoqëruar nga zoti Ardit Aliaj, presidenti i shoq.InterAction në Brescia.nga prof .Ndue Shabaku e dottsa, Blerina Shabaku dhe zoti Erio Korani president i shoqates “Rinia” ne Riva del garda (TN).

Zoti Janez Frrokaj,falenderoi autoritetet e kësaj komune për pritjen e qëllimin e kësaj vizite,duke shpjeguar fillimisht përgjegjësinë që ka kjo ministri në krijimin, zhvillimin dhe mbajtjen e lidhjeve të gjithanëshme instuticionale të Kosovës me bashkatdhetarët tanë kudo ku ndodhen ,pa përjashtuar edhe të zhvendosurit e komuniteteve të tjera fetare e gjuhësore nga Kosova.

 Detyrimet që ministria e Diasporës ka ndaj bashkatdhetarëve të saj shqip folës,na krijojnë mundësi të lidhim marëdhënie dinjitoze në fushën e bashkpunimeve të ndërsjella me komunitetin tonë ,për të qënë sa më afër tyre me ndihmën tonë konkrete .                                                                 

Me këtë rast z.J.Frrokaj kërkoi një informacion  të saktë mbi numërin e shtetasve shqip folës të cilët jetojnë në këtë komunë ,për faktin se kjo ministri në bashkëpunim me agjensinë e statistikave ,(ASK) mbështetur në ligjin 04/L-095 ,është përgjegjëse për realizimin e rregjistrimit të shtetasve, shoqatave e formave të tjera të organizimit të tyre.

Ndër të tjera një vend të veçantë ishte edhe propozimi që i u bë autoriteteve vëndase për mundësinë e hapjes së një shkolle shqipe në Rovato nga zv.ministri i Diasporës z.J.Frrokaj .Propozim i cili u pranua nga pala vendase, e zoti Belloti, në emër të komunës premtoi realizimin këtij propozimi duke na afruar kushtet optimale  për lokalin e shkollës e plotësimin e saj me bazën e domosdoshme materiale.

-Hapja dhe funksionimi i kësaj shkolle i hap rrugën afrimit të mësuesve që do të vihen në dispozicion nga pala e jonë ,paisjes së tyre me programet e librat si edhe punësbindëse qe

 duhet të bëjnë aktivistëvet me prindërit për dërgimin e fëmijve të tyre në shkollë .

Të nesërmen zv/ministri z.Janez Frrokaj e  juristi i kësaj ministrie z Hysni Pukaj ,nën përkujdesjen e org ,InterAction mbajtën takimin e dytë me mësues të shkollave shqipe ,aktivistë e drejtues nga shoqata të ndryshme në Brescia e provincat rreth saj për hapjen dhe ecurine shkollave për fëmijët tanë .

Në takim u ftuan edhe drejtues e mësues të shkollave shqipe nga Milano,Parma ,Gjenova,Treviso,Lecco,Bergamo,Vicenza e Brescia si edhe mjaft aktivistë të këtyre shoqatave .

Image

Kryesisht nga zv.ministri i Diasporës z. Janez Frrokaj u trajtua evidentimi i problemeve që ndeshen në terren me autoritetet përgjegjëse. Lokalet e ligji si faktor kryesor që mundëson hapjen,funksionimin si edhe paisjen e këtyre shkollave me programe e libra.

Pjesëmarrësit në këtë takim folën për rëndësinë dhe seriozitetin që ministria e Diasporës tregon jo vetëm me gadishmërinë për paisjen me programe dhe libra për shkolla tona por, edhe praninë e funksionarëve të kësaj ministri pranë nesh.                                                                                                                                                                                                        

Në takim merrnin pjesë; presidenti i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistave shqiptarë në Itali z.Skënder Lazaj.Presidenti  i shoqatës “Vatra”në Trento z.Sokol Abazaj.Presidentja e shoq,”Alba”në Brescia zj.Alma Marku .Drejtuesit e shoqatës .”Drita”z. Fatmir Kora ,z.Dashnor Bitraj e zj .Shpresa Ndini .Shoqata“Raggi e Ali”përfaqësohej nga dottssa Anisa Karagjozi.

Të pranishëm ishin mësues e mësuese të gjuhës shqipe zj, Marjana Shabaku, Arjeta Kola e Demir Sinani. Nga Milano ishte drejtuesja e shkollës shqipe”Drita”zj.Violeta Dyrmishi.                                

Presidenti  i shoq.”Shqiponja”Val Camonica Sebino ,z. Sherif Nuredini në fjalën e tij ndër të tjera njoftoi se në shtator hap dyert e saj për herë të parë shkolla shqipe. Edhe sekretari i kësaj shoqate z.Jasin Dauti vlerësoi përpjekjet e të gjithë stafit dhe aktivistave për kontributin e tyre në hapjen e shkollës.

Pranija në takim e zonjës Alba Kurino nga San Cosimo Albanese (Kalabri)dhe inisiativa që ajo ka marrë për të studjuar gjuhën shqipe në shkollën “Drita” Milano ,u prit me admirim e duartrokitje nga auditori .Ndër pjesmarrësit e shumtë nuk mund të rri pa përmendur emrin e mikun dhe kolegun tim, aktivistin më të moshuar pedagogun në pension;ing.Ferid Kora .

Zëvendës ministri i Diasporës z.Janez Frrokaj,në përfundim të diskutimit të tij, i u dha përgjigje  pyetjeve të bëra nga mjaft të pranishëm. Me këtë rast, ai falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë takim të mrekullueshëm për vlerësimin dhe sakrificat e tyre me fjalët ;Ju faleminderit të gjithë ju që jeni këtu e të tjerë që keni ardhur nga qindra km.larg e ju uroj suksese të gjithëve në jetë e lumturi në familje.

Gjithçka që ju bëni për atdheun ,për ruajtjen e gjuhës ,kulturës ,artit dhe traditave tona të mrekullueshme  ,ne na oblikon ti shkojmë punëve tona deri në fund së bashku. 

Në përfundim të takimit z.Ardit Aliaj në emër të të pranishëmve falenderoi ardhjen e delegacionit nga ministria e Diasporës të kryesuar nga Z.Janez Frrokaj e z. Hysni Pukaj si koordinator dhe bashkëpunëtor i ngushtë edhe në realizimin e takimit me ministrin, zotin Valon Murati e këshilltaren e kësaj ministrie zj.Remzije S.Makolli vitin e shkuar ku ishin të pranishëm rreth 12 shoqata e organizata vullnetarësh.

Për përkujdesjen dhe vlerësimin e veçantë në mbajtjen  dhe ruajtjen e raporteve me shoqatat dhe organizatat e ndryshme kulturore në Itali të ministrisë së Diasporës, zoti Ardit Aliaj në emër të stafit të org.“Interaction” e pjesëmarrsve në takim,falenderoi zotin Valon Murati si ministër, i cili vlerësoi ftesën tonë duke mundësuar ardhjen e përfaqësuesve më të lartë nga kjo ministri për bisedime e pjesmarrje në eventin më të rëndësishëm kulturor të vitit ”Arti në lëvizje”.organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistave Shqiptarë- Itali në bashkëpunim me Org.Vullnetare ”InterAction,në Brescia .

Përshëndes njëkohësisht zotin Janez Frrokaj për marrjen në konsideratë të projektit të përbashkët për kulturën kombëtare Shqiptare të paraqitur nga organizata vullnetare”Interaction”;organizata internacionale vullnetare“Rinia” Riva del Garda e shoqata “Shqiponjat” në Mantova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat