Austri: Autoritetet përkujtojnë njëzetvjetorin e vrasjes së shqiptarit nga ekstremistët e djathtë

Diaspora

Austri: Autoritetet përkujtojnë njëzetvjetorin e vrasjes së shqiptarit nga ekstremistët e djathtë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:47
Dhjetë vjet më vonë 2007 u ndërtua një përkujtimore përpara shtëpisë ku ndodhi ngjarja tragjike - në rrugën Porzellangasse.

Në Maj 1997 është vrarë një shqiptar nga Maqedonia, ndërsa Komiteti Mauthausen kërkon nga ministria e brendshme një plan premtimi kundër ekstremizmit të djathtë, shkruan “Der Standard”.

Para njëzet viteve vdiq Shukri Arifi, një punëtor nga Maqedonia pas një sulmi të rëndë në rrugën Porzellangasse 38 të Wels (Austri). Ai la pas veti një grua dhe dy fëmijë, si pasojë e urrejtjes raciste të agresorëve. Dhjetë persona tjerë, poashtu emigrantë, u plagosën në ngjarjen e majit 1997. Kur policia hetoi ngjarjen me prapavijë neo-naziste, një agresor u dënua me dy vjet heqje lirie.

Dhjetë vjet më vonë 2007 u ndërtua një përkujtimore përpara shtëpisë ku ndodhi ngjarja tragjike - në rrugën Porzellangasse. Falë mbledhjes së ndihmave familja Arifi ka mundur të jetojë pa varfëri në Austri.

Gjatë njëzetvjetorit të kësaj ngjarje tragjike, Robert Eiter nga Komiteti Mauthausen (MKO) ka paralajmëruar: “Ngjarja e majit 1997 ishte sebep për sulme të reja të ekstremit të djathtë ku nga 2005 deri 2016 sulmet me motive të esktremit të djathtë janë ngritur nga 209 në 1313. Pra janë shtuar më shumë se gjashtëfish.” Robert Eiter dëshironte vetëm të përkujtonte ministrin e brendshëm Wolfgang Sobotka (ÖVP), i cili në programin e tij kishte një plan akcioni kundër ekstremizmit të djathtë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat