Degët e LDK-së në diasporë në përkrahje të Avdullah Hotit

Diaspora

Degët e LDK-së në diasporë në përkrahje të Avdullah Hotit

Më: 16 maj 2017 Në ora: 22:56
Avdullah Hoti

Degët e LDK në Diasporë, Dega e LDK në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Dega në shtetet e Beneluksit, vlersojnë lartë vendimin e Kryeministrit në detyrë njëherit Kryetarit të LDK Akademik Isa Mustafa dhe në koordinim me Kryesinë Qendrore për nominim te dr. Avdulla Hotit bartës të Listës së LDK dhe aleatëve të Djathtë!

Vendimi për nominim e kandidatit të ri, nga ana e Kryeministrit është marrë në kohë të duhur dhe në vend të duhur ( në vendlindjen e Presidentit Rugova), vendim ky i miratuar nga Kryesia Qendrore sot, padyshim është vendimi më i mirë për LDK, të Djathtën e Bashkuar dhe Kosovën!

Degët e LDK  në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe shtetet e Beneluksit, falënderojnë dhe çmojnë lartë kontributin e Qeverisë në detyrë me vemendje të posaqme te Ministrat e LDK!

Degët tona do të angazhohen në kohën e fushatës në mënyrë që koalicioni e Djathta e Bashkuar, të dali bindshëm si formacion i parë paszgjedhor!

Dega e LDK në Zvicër, kryetar Arif Bahtiu

Dega e LDK në Suedi, kryetare Qibrije Hoxha

Dega e LDK në Norvegji, kryetar Daut Haxhaj

Dega e LDK për shtetet e Benuksit, kryaetar Bahtir Kastrati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat