I tërbuar nga xhelozia, shqiptari thikë pranë zemrës rivalit në dashuri dhe pas një viti…

Diaspora

I tërbuar nga xhelozia, shqiptari thikë pranë zemrës rivalit në dashuri dhe pas një viti…

Më: 23 maj 2017 Në ora: 19:39
Ilustrim

Një shqiptar 31 vjeçar është arrestuar të martën në mëngjes nga agjentët e Policisë së Riminit pasi mbi të rëndonte akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 2 maj të vitit të kaluar në Miramare ku goditi me thikë pranë zemrës një bashkëatdhetar.

Emigranti, ngiste makinën e ish-të dashurës, kur i doli përpara rivalit të tij në dashuri, ndërsa ai ecte me biçikletë, dhe e goditi me një thikë 12 cm të gjatë në gjoks.

Shqiptari tjeter mbeti i lenduar rende. 32 vjeçari, në fakt, atehere, ishte i bindur se e dashura e tij po e tradhetonte me të plagorusin dhe ka vendosur të bëjë vetë drejtësi.

Ai eshte i njohur tashmë për policinë, teksa qendronte në Itali vetëm me vizë turistike, pa punë dhe kishte lidhje me botën e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat