Degët e LDK-së në Diasporë, në mbështetje të kandidatëve për deputetë të LDK-së

Diaspora

Degët e LDK-së në Diasporë, në mbështetje të kandidatëve për deputetë të LDK-së

Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:31
Kandidati për kryeministër i LDK-AKR-Alternativa, njëherësh ministri i Financave, Avdullah Hoti

Degët e LDK në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Vendet e Beneluksit, mbështesin fuqishëm Listën e LDK dhe aleatëve të Djathtë, për Zgjedhje të parakohshme në Kosovë!

Degët e LDK vlerëson lartë personalitetin e bartësit të Listës dr. Avdullah HOTI si dhe kandidatët në Listë si e vetmja ekip që mund ta qojë Kosoven përpara!

Të nderuar qytetar të Kosovës, 17 vjet pas lufte dhe 8 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, përkundër progresit të vogël me vëmendje të posaçme në Qeverisjen e fundit, Kosova jonë dashur ka probleme në shumë fusha si; kapja e shtetit, krim të organizuar, zbatim të ligjit, ekonomi, arsim, shëndetësi, shërbime publike dhe mirëqenie sociale!

LDK dhe aleatët e Djathtë janë e vetmja alternativë e mundshme për të rregulluar problemet e akumuluar për shumë vite si rezultat i kapjes së shtetit dhe korrupsionit!

LDK dhe aleatët, votuesve Ju kanë ofruar një listë cilësorë, të pastër dhe të dijes në të gjitha fushat që Kosova ka probleme!

Ka ardhë koha vendimtare që qytetarët e Kosovës të distancohen nga krimi, popullzimi dhe të orientohen në forca që sigurojnë zbatim të ligjit, mirëqenie, zhvillim ekonomik, integrime në BE dhe miqësi të përhershme me SHBA, orientim politik i projektuar nga Presidenti Historik dr. Ibrahim RUGOVA!

Degët e LDK, zërat e vonuar që merren me listën se kush ka mbete jashtë dhe renditjen e kandidatëve e vlerësojnë si tendencioze dhe fushatë kundër të Djathtës dhe stabilitetit në Kosovë!

Ne besojmë fuqishëm se Lista e LDK dhe e aleatëve është përpiluar me kujdesin më të madhe dhe është Listë Fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit!

Apelojmë tek të gjitha strukturat e LDK, anëtarësia, simpatizantëve për një mobilizim si në kohen e Presidentit Rugova që ta shpëtojmë Kosovën nga kapja e krimit dhe ta orientojmë drejt integrimeve perëndimore, në të kundërtën Kosova do të rrëshqet rrezikshëm në ujëra të turbullta të Lindjes dhe Lindjes së Mesme!

Vetëm të Bashkuar mund ta bëjmë Kosovën e lirë për të gjithë!

Për Degën e LDK Zvicër; Arif BAHTIU - Kryetar

Dega e LDK Suedi; Qibrije HOXHA – Kryetare

Dega e LDK Norvegji; Daut HAXHAJ – Kryetar

Dega e LDK për Beneluks , Bahtir KASTRATI - Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat