Ambasadorja Nazane Breca i dorëzoi letrat kredenciale Princit Alois të Liechtenstein-it

Diaspora

Ambasadorja Nazane Breca i dorëzoi letrat kredenciale Princit Alois të Liechtenstein-it

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:38
Vaduz, më 24.05.2017- Ambasadorja Breca me Princin Trashëgimtar, Alois, në ceremoninë e dorëzimit të Letrave kredenciale. (foto zyrtare nga webfaqja e qeverisë së Lietenchtein-it: http://www.llv.li/#/41/)

Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Nazane Breca ia dorëzoi letrat kredenciale Trashëgimtarit, Princit Alois, të Principatës së Liechtensten-it.

Në ceremoninë tradicionale princore të zhvilluar në Këshjellën e lashtë në kryeqytetin Vaduz të Principatës, Ambasadorja Breca, Princit Trashëgimtar Alois, ia përcolli përshëndetjet e zyrtarëve më të lartë të Republikës së Kosovës, për qeverinë, për institucionet dhe popullin e Liechtenstein-it. Ajo ka shprehur gjithashtu falënderimin e popullit të Kosovës për mbështetjen e përhershme që ky vend ka dhënë dhe po i jep vendit tonë.

Ambasadorja Breca, në Principatën e Liechtensten-it është jorezidente dhe ate e mbulon nga  selia e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat