Trupa Teatrale Shqiptare "Mërgimi" nga Zagrebi, në Linz, me sukses realizoi premierën "Burri i gruas sime"

Diaspora

Trupa Teatrale Shqiptare "Mërgimi" nga Zagrebi, në Linz, me sukses realizoi premierën "Burri i gruas sime"

Më: 29 maj 2017 Në ora: 21:32
Trupa Teatrale Shqiptare "Mërgimi“

Në Linz të Austrise, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Unionit të Shoqatave  Shqiptare në Austrinë e Epërme dhe të Shoqatës Teatrale Shqiptare "Mërgimtari" nga Zagrebi, u dha shfaqja e komedisë "Burri i gruas sime" të autorit kroat Miro Gavran, veprat e të cilit janë të përkthyera në 35 gjuhë të ndryshme.

Përshtatja e skenarit dhe regjia nga Leonard Hamitaj

Në shenjë të bashkëpunimit të ndersjellte në mes të këtyre dy subjekteve joqeveritare nga diaspora shqiptare, Shoqata Tatrale Shqiptare nga Zagrebi u nderua me një Mirënjohje nga Unioni Shqiptar nga Linzi.

Kjo trupë teatrale ka një histori pesëvjeçare të ekzistimit të saj dhe ka dhënë 17 shfaqje teatrale(Kosovë, Kruaci, Slloveni, Maqedoni).
Për këtë vit kalendarik, stacioni i parë i këtij turneu ishte Linzi, e më pastaj do të jetë Gjermania dhe Sllovenia, e me gjasë edhe Kosova.

Në ndihmë dhe përcjellje të këtij grupi teatral ishin Giulian Hamitaj dhe mësuesja e mësimit plotësues në gjuhen shqipe në Zagreb, zMelita Oreškovi?.

Në praninë e një numri jo aq të dëshirueshëm, më 27.05.2017, nga ora 19.00, në lagjen Neue Heimat (Linz), në kushte ideale për aktrim, u dha premiera e komedisë "Burri i gruas sime".

Në rolet kryesore të komedie u paraqitën aktorët dhe aktorja; Leonard Hamitaj, Amr Kadriju, Valentina Mrijaj, pastaj përzgjedhës i muzikës dhe ekzekutues i saj, violinisti  Vedran Kojic dhe udhëheqësi teknik, Valon Osmani.

Përveç ngjarjes bosht të komedisë, ku paraqitej e satirizohej roli i gruas që dashuron, ose bën përpjekje të mbaj lidhje interne me dy, e herë me tre burra në të njëjtën kohë, por jo edhe në një vend të caktuar, me mjeshtri të lartë artistike u interpretuan dhe u realizuan karakteret e personazheve të inkorporuara në këtë vepër artistike.

Hulumtimi, studimi dhe përkushtimi i madh në role dhe përpjekjet e vazhdueshme në futjen sa më të thellë në botën shpirtërore të personazheve, shpesh shqetësuese, kontradiktore dhe mjaft të tendosura për të gjetur zgjidhjet e duhura, e bënin veprën shume interesante dhe mjaft enigmatike deri në fund.

Në përgjithësi, tabllot e realizuara me sukses, sinkronizimi dhe sistemimi i mirë i tyre, e mbanin të pushtuar dhe të tërhequr, gjetë të githë kohës, interesimin dhe vëmendshmërinë e shikuesit për të mos qenë asnjëherë i shkëputur nga rrjedha e veprimeve që shtjelloheshin në komedi.

Pa përjashtim, të gjithë aktorët dhe aktorja, që vinin nga troje të ndryshme shqiptare,profesionalisht u shquan me interpretime mjaft te larta artistike dhe ishin në nivel të detyrës së tyre.

Në fund, në shenjë falënderimi dhe respekti, Unioni i Shoqatave Shqiptare në Austrinë e Epërme, përkatësisht z.Ismet Sinani, kryetar, Shoqatës Teatrale Shqiptare "Mërgimtari" nga Zagrebi, për bashkëpunim të ndërsjelltë, i ndau një Mirënjohje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat