Fëmijët e klasës së pestë me shfaqe për emigrantët

Diaspora

Fëmijët e klasës së pestë me shfaqe për emigrantët

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 15:27
Shfaqja

Nxënësit e klasës së pestë pranë shkollës fillore “Petar Zdravkovski Penko” – Shkup, për nesër e Premte (02.06.2017), me fillim në ora 17:00 në Teatrin e fëmijëve në Shkup (në Çarshinë e vjetër të Shkupit), do ta prezantojnë shfaqen në temën “Drejtësi për të gjithë”, e cila ka të bëjë me problematikën e refugjatëve, dhe rrugëtimin e tyre të mundimshëm të kalimit nga vendet e tyre, të cilat një kohë të gjatë janë shenduar në vatër të luftimeve, në një vend tjetër (të qetë).

Image

Në këtë kontekst me krizën e refugjatëve, janë prekur pothuajse e gjitha Evropa, pa përjashtuar edhe Maqedoninë, ky problem ka qenë edhe preokupimi më I madh I gjithë vendeve të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Prandaj nxënësit e klasës së pestë, të udhëhequr nga mësuesja Elvane Beqiri, në mënyrë artistike të përgatitur nga artisti Besfort Idirizi,  në shfaqen e nesërme do ti prezantojnë të gjitha rrugëtimet e mundimshme të refugjatëve që nga shpërthimi I konfliktit të armatosur në vendet e tyre, pastaj rrugëtimet e gjata, tentimi për të kaluar pikën kufitare në Maqedoni, përballja me policinë, debatet e gjata të OKB-së, dhe vendimet e sjellura, etj.

Prandaj fëmijët apelojnë të gjithë dashamirët e artit, prindërit, por edhe nxënësit e shkollave, arsimtarë, dhe më gjerë, të vinë dhe të shohin shfaqen, përmes së cilës do të jepet mesazhi “Drejtësi për të gjithë”.

Image

Kjo shfaqe njëherit organizohet pikërisht në ditën e fundit të vitit shkollorë, por përmes kësaj shfaqje, nxënësit edhe në mënyrë simbolike do të përshëndeten nga mësuesja e tyre e zemrës në ciklin e ulët shkollor, e cila për pesë vite ishte udhërrëfyesi më I mirë I tyre, në ndërtimin e fëmijës, respektivisht ka qenë nëna e tyre e dytë.

Me Respekt: Këshillimi I Prindërve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat