Shoqata "Nënë Terezë" në Graz përfundoi projektin e radhës, promovoi bustin e Bertha von Suttner

Diaspora

Shoqata "Nënë Terezë" në Graz përfundoi projektin e radhës, promovoi bustin e Bertha von Suttner

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:16
Busti i Bertha von Suttner

Në radhën e projekteve të mëdha pas asaj të Shtatores së Nënë Tereze në Graz, shoqata shqiptare "Nënë Terezë'' përfundoi edhe një projekt të madh duke vënë bustin e Bertha von Suttner në një shkolle të Graz-it me të njëjtin emër.

Komuniteti shqiptar i Graz-it me rrethinë promovuan më 9 Qershor 2017  një vepër kapitale si kontribut i komunitetit shqiptar për popullin mik austriak i cili historikisht ishte dhe është një mbështetës i denjë i popullit tonë.

Përcaktimi për këtë bust nuk ishte i rastësishum, meqenëse kjo figure e njohur jo vetëm austriake por edhe botërore gëzon një vend të rëndësishum në historin  austriake.

Ajo ishte një pacifiste, luftëtare e paqes, shkrimtare dhe femra e parë e cila u nderua me çmimin Nobel për paqe më 1905 e  në këtë aspekt rëndesia e saj ne jetën e popullit mik austriak është shumë e madhe.

Në manifestimin e përgaditur nga Shoqata Nene Tereze e të bashkangjitur me kontribute, edhe shoqata tjera dhe individ të ndryshum, merrnin pjese përfaqësues nga institucionet shtetërore të Grazit dhe ato shqiptare si:Christa Eisner nga Republika e Stajermarkut, nga zyra e kryetarit te Grazit z.Bogner, pastaj zonja Shlofer,mesues e mesuese nga e njejta shkolle me nxenes,e nga ana shqiptare  ambasadori i Republikes së Shqipërisë në Vjenë  z.Roland Bimo, kryetari i këshillit të shoqatave për Shtajermark z.Fatmir Osmani, si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme nga rrethi,sponsor dhe individ të ndryshum. Fjalën hapëse e mbajti kryetari i shoqatës Nënë Tereze z.Martin Marku i cili theksoi rëndësin e kësaj vepre për miqtë tonë dhe një rezyme mbi ecurin e punës.

Nga nje fjale rasti e mbajtën edhe z.Bogner,z.Bimo duke falenderuar organizatorin e kësaj vepre të madhe nga komuniteti shqiptar i Grazit si një ndër veprat e rralla të cilat të huajt i bëjnë për vendasit. Një program rasti e kishin përgadit edhe nxënësit e kësaj shkolle për nder të mysafirëve dhe të pranishmeve.

Nje koktej rasti ishte i përgaditur nga organizatori ku u shkëmbyen edhe mendime dhe biseda te ndryshme. Duhet të ceket se nje bust i tillë i punuar nga skulptori i Kosovës Agon Qosa me vendbanim në Kosovë është vepra e parë e një artisti të Kosovë që punoi një bust për një të huaj dhe që ekspozohet jashtë Kosovë.

Komunitetit shqiptar i ka dhënë nje pamje tejet pozitive, një vepër e tillë  kur dihet  se ky bust do të qëndrojë aty për shumë e shumë vite, në të cilin është shkruar edhe emri i të shenjtës Nënë Terezë duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Graz dhe më gjerë.

Për fund mund të themi së shqiptarët përmes veprave të tilla u janë mirënjohës miqëve austriak për gjithë atë çfarë  kanë bërë dhe  bëjnë për ne duke rritur imazhin pozitiv në Austri e me gjerë.

Përmbyllja i takon thënies së një miku austriak atë ditë "Kjo vepër për juve ndoshta nuk është edhe aq  e madhe, por për ne është një "Eisberg" të cilën do ta ruajmë dhe kujtojmë përhere nga ju".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat