Zvicra e palëkundur: “”Raseri” gjerman duhet të burgoset

Diaspora

Zvicra e palëkundur: “”Raseri” gjerman duhet të burgoset

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 qershor 2017 Në ora: 14:55
Ngjarja kishte ndodhur në 2014 në vendin alpik "Gotthard"

Një gjerman voziste me 200km/h në një autostradë zvicerane, kur është ndaluar nga policia. Autoritetet e Bernit kërkojnë që ai të burgoset në vendlindje, shkruan “Der Spiegel”.

Ngjarja kishte ndodhur në 2014 në vendin alpik "Gotthard". Vozitja tej normave të lejuara në Zvicër konsiderohet vepër penale dhe dënohet me burg. 40 vjeçari gjerman tani kërkohet të burgoset për 12 muaj në Gjermani, pasi më parë ishte lejuar ekstradimi i tij nga autoritetet helvete.

Fillimisht ai ishte dënuar me 30 muaj burg, ndërsa më pas me 18 muaj me kusht. Ngjarja ka bërë bujë të madhe pas deklarimit të 40 vjeçarit se zviceranët nuk janë shoferë të mirë, andaj kanë këto rregulla të pakuptimta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat