Lazim Destani, në Iftar me të gjithë bashkëfashtarët e tij në Bozovocë

Diaspora

Lazim Destani, në Iftar me të gjithë bashkëfashtarët e tij në Bozovocë

Nga: Beqir Sina Më: 21 qershor 2017 Në ora: 20:17
Destani ne Iftari me bashkëfshatarët e tij në Bozovcë

Filantropisti dhe biznesmeni i shquar shqiptar, nga Tetova Lazim Destani - Presidenti i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës, ka qenë mbrëmë në fshatin e tij të lindjes në një Iftar të madh me pjesmarrjen e të gjithë bashkëfshatarve të në fshatin Bozovocë .

Duke postuar fotografitë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar nga Iftari me bashkëfshatarët e tij në Bozovcë:

“Me rastin e Iftarit, që kishin organizuar bashkëfshatarët e mi në Bozovcë, shpreh kënaqësinë e jashtëzakonshme për çastet e këndshme që kaluam së bashku në fshatin e lindjes e të fëmijërisë sime. Në ambientet e shkollës së fshatit ishin mledhur së bashku gati të gjithë banorët e fshatit, madje kishte edhe prej tyre që tashmë janë shpërngulur në vendbanime të tjera” shkruan ai.

Nuk është se e vizitoj rrallë Bozovcën por vizita e djeshme ka qenë më e veçantë pasi ndoshta për herë të parë ishim mbledhur kaq shumë vetë për një rast të këtillë.

E veçanta e kësaj tryeze, ishin ushqimet tradicionale që me kënaqësi i kishin përgatitur vet banorët e fshatit, madje të gjitha, nga produktet e fshatit.

Koha që kaluam bashkë, me biseda të ngrohta mes vete, me humor e të qeshura si dhe me shpalosje kujtimesh nga fëmijëria, më ka lënë mbresa e do mbetet gjatë në kujtesën time, thotë Filantropisti dhe biznesmeni i shquar shqiptar, nga Tetova Lazim Destani - Presidenti i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat