Degët e LDK-së në diasporë në mbeshtetje të zyrtarëve të LDK –së, vijave të kuqe për PAN

Diaspora

Degët e LDK-së në diasporë në mbeshtetje të zyrtarëve të LDK –së, vijave të kuqe për PAN

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:09
Avdullah Hoti, kandidati për Kryeministër i LDK-së

Degët e LDK në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe shtetet e Beneluksit, në lidhje me rezultatet zgjedhore, shprehin mbështetjen e plotë ndaj qëndrimit të zyrtarëve të LDK edhepse ende nuk është bërë çerifikimi i tyre, sa i përket vijave të kuqe për PAN dhe krijimit të koalicionit paszgjedhor, poashtu dhe për deklaratat e matura për opcionin e mbetjes së LDKsë në opozitë.

Ne kemi qenë gjithmonë të qartë sa i përket respektimit të mekanizmave vendimmarrës të LDK se ne nuk dalim para vendimeve të tyre dhe aq më pak ne nuk i kundërshtojmë vendimet e organeve të LDK të cilat mirren me shumicë të votave dhe në mënyrë demokratike.

Kjo jo pse ne nuk kemi vërejtje dhe pakënaqësi ndaj disa ecurive në parti, por për arsyen se Degët tona i kanë qëndruar besnik institucioneve, vendimeve të shumicës dhe vërejtjet tona i adresojmë brenda mekanizmave vendimmarrës e jo kursesi nëpërmes mekanizmave qoftë mediatik apo jashtë organizimit partiak të LDK.

Degët tona nuk pajtohen me euforitë që shfaqen brenda LDK dhe të disa individëve të cilët nuk i respektojnë vendimet e shumicës të cilat mirren në organet e LDK por përpiqen që me revolucionarizëm, manipulime të arrijnë qëllimet e tyre në mënyrë identike siq bënë partitë opozitare në parlament gjatë qeverisjes së LDK me Kryeministër Isa Mustafa, po edhe të vetë PDK me të cilën bashkëqeverisi LDK.

LDK është një organizim vullnetar partiak me përvojë 28 vjeçare, me kulturë e traditë të komunikimit bazuar në rregulloret dhe statutin e saj.

Êshtë e papranueshme dhe për brengosje se LDK praktikisht u luftua nga të gjithë për dy vite e gjysëm qeverisje, si nga VV, AAK, Nisma dhe vetë PDK, poashtu edhe nga pothuajse të gjitha mediat dhe shumë OJQ në Kosovë u tentua të ndërhyehet në organizimin e mrendshëm të LDK. Absurde është se ky kundërshtim erdhi si rezulatat i qeverisjes së mirë të LDK e cila ishte në rrugë të drejtë që ti demaskojë shumë krime ekonomike të cilat e dëmtuan Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ne mendojmë se pas çertifikimit të rezultateve Kryesia e LDK, Këshilli i përgjithshëm si dhe të gjitha Degët të bëjnë analizë të mirfilltë e të detajuar se kush ndikoi në dëmtimin e LDK në këto zgjedhje dhe gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së LDK. Në të kundërtën LDK rrezikon të mos rimëkëmbet, rrezikohet demokracia e mrendshme e LDK dhe në veçanti rrezikohet që të përbaltet në themel roli shtetformues i LDK, dhe përvoja e saj demokratike e njohur dhe e respektuar në gjithë rajonin.

Anashkalimi dhe mospërfillja e statutit të LDK në rastet e manipulimit të antarësisë së saj duke tentuar krijimin e anarkisë është e papranueshme dhe shumë e dëmshme.

LDK duhet të analizojë me seriozitet mënyrën e dëmtimit të saj nëpërmes të mbledhjes së votës me populizëm dhe duke luftuar kryesinë, kryetarin dhe strukturat vendimmarrëse të LDK. Kushdo që të jetë shkaktar duhet të mbajë përgjegjësi!

Rezutatet e këtyre analizave duhet të jenë të qarta dhe të iu komunikohen elektoratit të LDK i cili i qëndroi besnik për 28 vite LDK dhe i cili meriton që të respektohet nga strukturat e LDK.

Degët tona konsiderojnë se askush përveç LDK nuk mundet, nuk ka të drejtë, nuk din dhe nuk i takon që të mirret me proceset mbrenda LDK, me të tashmen dhe të ardhmen e LDK.

Askush nga jashtë nuk ka të drejtë të vendosë për fatin LDK. Këtë gjë e bën LDK ashtu siq ka ditur të veprojë që nga themelim i saj.

Êshtë e indikative se askush nga ata të cilët ndërhyjnë dhe mundohen të ndikojnë mbrenda LDK, askush nga ata nuk ndërhyn në partitë tjera të cilat kanë humbur shumë më shumë se LDK në këto zgjedhje dhe askujt nuk i shkon mendja të kërkojë dorëheqjet e liderëve të partive humbëse. Ne mendojmë se ky është tregues i qartë se të tillët janë bërë bashkë për ta shkatërruar LDK të vetmen parti të qendrës së djathtë në Kosovë, anëtare e kahmotshme e Partive Popullore të Europës.

Nëpërmes të një analize të thellë në LDK, e cila duhet ti komunikohet elektoratit besnik të saj, LDK duhet të fillojë reformat mbrenda saj, me njerëz të LDK të cilët e duan LDK, të cilët flasin si LDK me gjuhën e matur të themeluesit të saj, Babait të pavarësisë së Kosovës, Presientit Historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugova.

Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë kur kjo gjë kërkohet nga ne dhe si gjithmonë ne respektojmë vendimet e strukturave demokratike të LDK. Ne nuk bëhemi argat të askujt për të luftuar LDK tonë të cilën e themeluam dhe punuam për te.

Degët tona kanë dëshmuar se janë instucionaliste sepse respektojnë institucionin e Kryetarit, të kryesisë dhe Këshillin e Përgjithshëm. Këtë e kemi bërë që nga koha kur dr. Irahim Rugova ishte Kryetar i LDK.

Kemi përkrahur edhe ish kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryesinë e asaj kohe.

Perkrahim Kryetarin Akademik Isa Mustafa dhe respektojmë vendimet e kryesisë aktuale, ashtu siq do ta përkrahim kryetarin e ardhshëm kushdo qe të jetë ai si dhe do ti respektojmë vendimet e kryesisë në çdo kohë. 

Ne nuk bëhemi vegla të askujt dhe nuk i bëhemi krah atyre të cilët nuk zgjedhin mjete që nga jashtë në emër të reformave, me revolucionarizëm e me populizëm të cilët me ndihmën e mediave të shumta e kanë dëmtuar LDK, kërkojnë heqje kokash ashtu siq kanë bërë në vazhdimsi partitë kundërshtare, njëkohësisht duke luftuar strukturat dhe organizimin demokratik të LDK.

Nëqotëse LDK do të lejojë instalimin e mendësisë së heqjes së kokave jashtë proceseve normale vendimmarrëse të LDK, kjo do të jetë vetëm fillim i kësaj mendësie e cila nuk do të ndalet dhe përfundimisht do ta shkatërrojë LDK.

Ashtu siq kemi vepruar gjithmonë ne do të vazhdojmë që t’ju drejtojmë kritikat tona strukturave të LDK, verbalisht dhe me shkrim sa herë që e shohim të arsyeshme.

Degët tona presin që strukturat e LDK vërtetë të reflektojnë dhe të bëjnë zbërthim qenësor të shkakut të rezultatit të zgjedhjeve të cilat bashkë me partnerët e koalicionit na rendisin në vendin e tretë.

Dega e LDK në Zvicër, kryetar Arif Baftiu

Dega e LDK në Suedi, kryetare Qibrije Hoxha

Dega e LDK në Norvegji, kryetar Daut Haxhaj

Dega e LDK për shtetet e Beneluksit, kryetar Bahtir Kastrati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat