Në adresë të deputetes Norvegjeze në PE-së shkojnë falënderimet për ndihmën e gjithanshme që u ofroi shqiptareve...

Diaspora

Në adresë të deputetes Norvegjeze në PE-së shkojnë falënderimet për ndihmën e gjithanshme që u ofroi shqiptareve...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 30 qershor 2017 Në ora: 12:06
Mësuesja mërgimtare - Hatixha Ahmeti me presidenten Gunn Helgesen

Deputetja e Parlamentin Evropian dhe aktivistja e palodhshëm e shtetit Norvegjez  Gunn Mari Helgesen është një grua, është një aktiviste, është një humaniste, është një parlamentare  e cila në periudhën e pas luftës me të gjitha forcat që pati ua shtriu dorën e ndihmës shqiptareve dhe ngriti zërin në Norvegji dhe Parlamentin Evropian për realizmin e  të drejtat  e shqiptareve për liri dhe pavarësi. Për tu informua  rreth kësaj teme e zhvilluam një bisedë mjaftë interesante me mësuesen Hatixhe Ahmetin nga Skenderaj dhe që çka mbeti në bllokun tone gazetaresk : ” Ishte fundi i muajt gusht të vitit të kaluar. Si shumë qytetarë të Kosovës edhe  mua si   femër, si mësuese me plote halle më përcolli fati i pafat!  Si mësuese me një stazh trembëdhjete vjeçar me përgatitje profesionale  problemet e punësimit ishin "kafshatë që të mbetet në fyt"!  Si çdo fillimi të viti shkollor kisha konkurruar, për punësim në Drejtorin e Arsimi të Skenderaj. Si  mësuese me referenca te mira  nuk isha pranuar në punë. Filluan problemet, mungesat në çdo segment të jetës. Pagën time i kisha borxh bankës edhe për katër vite, fëmijët ishin në shkollim, gjendja ime financiare ishte kaotike. Jeta më ka mësuar të qëndroi fort në këmbët e mia. Asnjëherë në jetën time nuk i kam pranuar disfatat! Pa kaluar as edhe një ditë nga ky dështim me pasoja, që veç kishin filluar, mendoja të dal nga kjo situatë duke mos llogaritur asnjëherë të kundërtën. I thash vetës këtë nuk e pranoj, patjetër qe do gjendem disi dhe ia mësyna perëndimit. Me kujtohen ato çaste kur në Osllo të Norvegjisë fillova bisedën me "Zonjën Gunn kur para saj qëndroja e brengosur dhe në heshtje të thellë!  shoqëri me bënin vetëm fërshëllima e gjetheve të një shelgu të ri që e kisha pran dritartës së  salonit  ku isha ulur. Sodisja dhe mendoja se cila do ishte zgjedhja më e mirë për problemet e krijuara  më mua!?

Zonjës  Gunn Marit Helesen pasi e përshëndeta  filluam  bisedën. Ia shpalosa brengat e mija, fill pas pyetjes së saj "pse ndjehem kaq e brengosur dhe e tronditur"!?  Isha e sinqertë dhe  drejtë për se drejti me të sikur edhe me të tjerët. Kjo është natyra ime. Nuk kisha zgjedhur kohë të mirë për bisedë, e aq më pak për një bisedë të tillë e cila nuk ishte aq e këndshme!  Biseda vazhdoi ngadalë e natyrshëm. I tregova hallin tim si grua  nga Kosova dhe menjëherë duke kërkuar që të më ndihmoj të dal nga kjo situatë,  duke shpresuar shumë në të.

Image
Gunn Mari Helgesen, deputetet e Parlamentit Evropian e cila e ngriti zërin për të drejtat e shqiptareve

Të gjitha këto funksione dhe përgjegjësi e kësaj  gruaje  të fuqishme dhe elegante nuk e bënin të ndihej prepotente në raportet e mjedisit social! Përkundrazi ajo reflektonte pozitivistet e afërsi me njerëzit duke mos i klasifikuar si te pasur apo te varfër, te shkolluar apo qytetarë te thjesht. Këto tipare të karakterit të saj- na tha në vazhdim Hatixhja i diktova që nga bisedat e para me të. Pavarësisht punëve dhe obligimeve që kishte kjo parlamentare ne vazhdimësi, udhëtimeve te shpeshta jashtë shtetit, ajo gjente kohe të bisedonte dhe të merret edhe me zgjedhjen e probleme te mia dhe shumë shqiptareve të tjerë.

Biseda që ndryshoi rrjedhën e jetës sime...

Pasi me dëgjoi atë që unë kisha për ti  thëne, me premtoi që  do ta analizo situatën e juaj dhe do shoh nëse do gjej ndonjë mundësi për të më ndihmuar. Që nga ajo ditë, shpresa e mësuese nga Skenderaj për një të ardhme të mirë, filloi të ngjallej  dhe sigurisht tek fëmijët të cilët nuk kalonin ditën pa zënë në gojë disa herë emrin e saj  që ishte ber shpresa jonë për ndonjë solucion të mundshëm. Pas dy javë ajo u kthye në Norvegji Gunn. Ashtu siç më kishte premtuar, menjëherë filloi të kontaktoi me ne dhe  te analizoi situatën time e pastaj edhe te veproi konformë  rrethanave dhe nevojave qe paraqiteshin.

Derisa fillova procedurat e aplikimit për vizë, ku më dërgoi  lejen e qëndrimit në Norvegji dhe nga ky  moment  ajo filloi te me mbështes edhe në aspektin financiar. I dërgoi vajzës sime katërqind euro për te vazhduar studimet në Kosovë deri sa te rregullohem me pune. Nuk shkoi gjatë dhe mora vizë për një vit! Pas dy-tri dite që mora vizën aranzhova udhëtimin, pasi i kisha të gjitha të garantuara nga zinj. Gunn Marit, e cila  ma silosi çështjen e banimi, ushqimit dhe kërkohej të punoja vetëm ne drejtim të rregullimit te çështjeve administrative të rregullimit te dokumentacionit për leje qëndrim. Kah gjysma e muajit nëntor të vitit të kaluar, mbërrijë në aeroportin  në Osllo. Sa dola nga zona doganore u ula në një ulëse druri – na rrëfeu Hatixhja. Nuk qëndrova më gjatë se dyzet minuta, kur po e vërej tek po vinte drejtë hyrjes zonja Gunn, me një të ecur të shpejte dhe telefonin mbante në dorë. U ngrita dhe iu ofrova. Pasi u përshëndetem, me mori në makinë dhe u nisëm për në banesën e saj të cilën e kishte në qendër të Oslos.  

     

Image
Helgesen me bashkëpunëtoret e saj në Zyrene Parlamentit Evropian

Lëvdatat me të larta për gruan  Helgesen që i ndryshoi rrjedhën jetës të shumë shqiptareve

Që nga ajo dite e deri tani që po bisedoi me ju, nuk kam pasur asnjë obligim për të shpenzuar asnjë metelik! krejt çfarë kam bërë, kam shkuar dhe jam kthyer nga puna, duke u kujdesur vetëm për çështje të rregullimit te dokumentacionit dhe hapjen e llogarisë bankare, për të cilën ndoshta do e kisha të pamundur ta rregulloja pa ndihmën e saj. Tani po bëhen shtatë muaj që jam këtu në Osllo, në banesën e saj, duke vazhduar të mos paguaj asgjë për jetën time, edhe pse tani kam punën time dhe gjithçka të rregulluar. Gjithë paga ime mujore nga puna, e që nuk është fare pak, ia dedikoi familjes time ne Kosovë, e cila tani duke ju falënderuar Zotit së pari, qe na dërgoi këtë grua fisnike e humane, jeta ka ndryshuar për një shkallë. Të kalosh kohën me të është me të vërtetë kënaqësi, është më shumë se përjetim, edhe pse pak kohë kalojmë së bashku, pasi qe udhëtimet zyrtare jashtë shtetit sikur janë përditshmëri. Organizimin e punëve të partisë  e shume obligime qe ka, e që nuk janë të pakta në raport me pozitat e përgjegjësitë që bartë. Pavarësisht nga kjo, kur është në shtëpi, ajo një pjesë të kohës e gjënë për të më dedikuar mua duke me treguar bukuritë e mahnitshme të shtetit më zhvillim e kulturë të lartë në botë.

Lëvdatat me të larta për gruan Gunn e cila me kontributet e saja i ndryshoi rrjedhën jetës të shumë shqiptareve dhe të familjes të mësues  nga Skenderaj.  Për këtë humaniste të madh  fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur mirënjohjen dhe konsideratën që ka ndaj fa miljeve  shqiptare. E dashur Gunn ne shqiptaret nga zemra dhe shpirti të falënderojmë për dorën e ndihmesë që na shtrive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat