Nëndega e LDK-së për NRW shënoi 2 korrikun me një solemnitet

Diaspora

Nëndega e LDK-së për NRW shënoi 2 korrikun me një solemnitet

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 17:52
Nëndega e LDK-së për NRW shënoi 2 korrikun

Me 02.Korrik 2017, në lokalet e Shoqatës 7 shtatori Nëndega e LDK-së për NRW shënoi 2 korrikun, ditën e shpalljes së Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës.Tubimin e hapi Nënkryetari i Nëndegës Enver Musa me një minutë heshtje kushtuar veprimtarit Zymer Kryeziut, i cili ndërroi jetë para pak ditësh.

Për 2 korrikun e 1990-es me një fjale rasti foli Kryetari i Nëndeges Jakup Gërguri, i cili ne mes tjerash tha; Në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova para 27 vitesh me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

“Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë…”, pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri, pavarësi e demokraci, e shpallën në Prishtinë delegatët shqiptarë, po edhe nga komunitete të tjera, para dyerve të Kuvendit kosovar, të cilat ua kishin mbyllur me urdhër serb nga Beogradi, që kishte vendosur gjendje të jashtëzakonshme të shtetrrethimit ushtarako-policor.

Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, pavarësi kjo që u ndërtua me Lëvizjen paqësorë për çlirim e pastaj me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për tu realizuar e plotë në 17 Shkurt 2008, kur deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, i cili tashmë është njohur nga mëse 110 shtete, ndër to fuqitë më të mëdha ekonomike dhe ushtarake të botës”.

Nga organizatori për të pranishmit u shfaq edhe një insert filmik për 2 Korrikun ku shfaqet shpallja e Deklarates dhe gjendja skajshmërisht e acaruar me shtetrrethim nga snajper e polic serbosllav në atë ditë në Prishtinë e më gjerë.

Me nga një fjalë rasti evokua kujtime nga ajo dite edhe z. Hamit Halili,Muharrem Xhafolli, Behxhet Krasniqi, Qazim Bajgoraliu, Behxhet Muqolli, Binak Gashi, Enver Shala dhe Shkelzen Krasniqi.

Në fund Nënkryetari Enver Musa falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje e sidomos këshillin organizativ Ilir Makollin, Arben Gashin, Afrim Nuhen dhe tjeret.

Image
Nëndega e LDK-së për NRW shënoi 2 korrikun
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat