Shokuese në Itali, shqiptari i thyen dhëmbët turistes pasi e refuzoi - Bota Sot
Shokuese në Itali, shqiptari i thyen dhëmbët turistes pasi e refuzoi

Diaspora

Shokuese në Itali, shqiptari i thyen dhëmbët turistes pasi e refuzoi

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 13:47
Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në sheshin e Movida, Piazza San Giovanni XXIII në Itali.

Protagonisti i kësaj ngjarje ka qenë një shqiptar i moshës , 35-vjeçar, i cili prej vitesh në këtë zonë të Italisë.

Mësohet se sherri ka nisur pasi shqiptari ka ngacmuar një turiste në këtë zonë. Pasi i ka kërkuar për të dalë, ajo ka refuzuar, dhe kjo siç duket nuk është pritur mirë nga shqiptari.

Për tu hakmarrë për refuzimin që vajza i bëri, ai është lëshuar ndaj saj, duke e goditur me grushte në mes të sheshit.

Si pasojë e goditjeve, vajzës i janë thyer katër dhëmbë. Të pranishmit lajmëruar menjëherë policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e shqiptarit, ndërsa vajza është dërguar në spital për ndihmë më të specializuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat