Arrestohet pas 12 orësh në arrati, vrasësi i muratorit shqiptar në Itali. Ja ku u ndalua

Diaspora

Arrestohet pas 12 orësh në arrati, vrasësi i muratorit shqiptar në Itali. Ja ku u ndalua

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:14
Ilustrim

Nuk ka zgjatur më shumë se 12 orë arratia e vrasësit të muratorit shqiptar Demir Hyseni, 49 vjeç i cili u qëllua për vdekje me 3 plumba mëngjesin e sotëm në Terni. Burime nga policia italiane kanë bërë të ditur se autori i dyshuar është një shqiptar që kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik. Duket se edhe misioni i tij ka qenë vetëm vrasja e Hysenit dhe kthimi në Shqipëri, pasi ai është kapur në Bari, në tentativë për të marrë tragetin e për të ardhur në vend. Media italiane shkruan se, shqiptari ishte duke tentuar të kthehej me tragetin e Durrësit dhe shoqërohej nga një tjetër bashkatdhetar i tij. Të dy janë ndaluar dhe sipas policisë, njëri prej të arrestuarve është autori i vrasjes së mëngjesit, ku humbi jetën Demir Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat