‘Do bënim seks’/ Verë e vodka me francezin në shtëpi, por më pas shqiptarët… - Bota Sot
‘Do bënim seks’/ Verë e vodka me francezin në shtëpi, por më pas shqiptarët…

Diaspora

‘Do bënim seks’/ Verë e vodka me francezin në shtëpi, por më pas shqiptarët…

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 06:40
Ilustrim

Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e cila ka mbyllur hetimet për shtetasit  Armando T dhe Elton Sh, që të dy ndodhen në burg të arrestuar, pasi mbi ta rëndojnë akuzat për “vjedhje, kryer në bashkëpunim”, dëm të një shtetasi francez i cili më 21 dhjetor 2016, ka njoftuar policinë se i janë grabitur disa sende në banesën e tij në Tiranë ku jetonte prej një viti me qira.

Francezi ka ngritur padi mbi dyshimet që kishte mbi të pandehurit. Ai ka dëshmuar se punon si ndihmës teknik në një kompanu në kryeqytet dhe Elton Sh e ka njohur pasi prej tij ka marrë ftesë për miqësi në rrjetin social Facebook.

Elton SH, i është prezantuar si “R”, dhe se punonte në një palestër.

Më 20 dhjetor 2016, rreth orës 23:40, E.Sh i ka telefonuar dhe i ka thënë që donte ta takonte për qejf me një shokun e tij. Kallëzuesi i ka ftuar për të pirë në banesën e vet. I ka pritur poshtë pallatit dhe i ka përcjellë për në banesë ku, pasi janë ulur, kanë nisur të pinin verë, vodka e pije të ndryshme dhe kanë biseduar në anglisht. shkruan “Panorama”.

Francezi ka thene se ka hyrë në një moment në tualet dhe kur ka dalë që aty ka vënë re që i mungonte telefoni celular. I ka pyetur të dy ata dhe nga mimika e fytyrës së tyre kuptoi që ata diçka fshihnin, madje njeri prej tyre kishte diçka të fshehur në xhepin e pantallonave.

Kallëzuesi ka zgjatur dorën dhe ia ka marrë nga xhepi dhe ka njohur telefonin e vet. I irrituar i ka dëbuar nga shtëpia e tij. Ndërkaq, pasi kanë kaluar ca minuta, ka vënë re që në banesë i mungonin edhe laptopi, por çanta ishte aty, i mungonte një karikues wireless i celularit që karikonte një bateri të jashtme të celularit, mungonin 5.000 lekë në çantën e laptopit. U ka telefonuar të dyve por ata nuk i janë përgjigjur. Të nesërmen ka shkuar në punë dhe mandej në polici ku ka kallëzuar sa më lart, shkruan “Panorama”.

Policia i ka treguar disa fotografi personash nga sistemi TIMS dhe ai ka deklaruar që kishte dyshime të forta tek të quajturit E. Sh dhe A.T.

Policia ka këqyrur banesën dhe ka vendosur kryerjen e ekspertimeve daktiloskopike.

Pasi u ekzekutuan vendimet gjyqësore për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” për të dyshuarit A.T, E.SH, në seancë gjyqësore A.T deklaroi që nuk kishte qenë fare në banesën e shtetasit francez, por pohoi që kishte njohje me Elton Sh, shkruan “Panorama”.

Elton Sh. deklaroi që kishte shkuar në banesën e francezit  ftuar prej tij dhe do të kryenin marrëdhënie homoseksuale. Këtë do e bënte sipas tij sepse kishte nevojë për të holla meqenëse kishte sëmurë fëmijën.

Sa i përket A.T ai mohoi që ai të kishte qenë në banesë atë natë. Lidhjen me francezin e ka bërë përmes një shërbimi chat-i në internet ku francezi paraqitej me moshën 38 vjeç, shkruan “Panorama”.

Në vijim, A.T, në prani të mbrojtësit të vet, pohoi që kishte qenë realisht në atë banesë. Ftesën për të shkuar aty e kishte marrë nga E.SH që i ka shpjeguar se e kishte njohur francezin përmes rrjeteve sociale dhe se atje do të pinin verë. Pohon se kanë konsumuar që të tre shumë pije alkolike, ai është dehur dhe ka humbur kontrollin. Nuk është në gjendje të shpjegojë se si u gjet telefoni në xhepin e pantallonave të tij dhe nuk është në gjendje të thotë se çfarë sendesh të tjera mund të jenë marrë në atë banesë. Kur ka dalë nga ajo banesë ka ikur me taksi sepse nuk mund të ecte.

Rrethanat e lartpërmendura, provat e grumbulluara sollën Prokurorine në përfundimin që fakti duhej cilësuar si “vjedhje, kryer në bashkëpunim”, krim i parashikuar nga neni 134§2 i Kodit Penal. Provohet që A.T dhe E.SH kanë përvetësuar telefonin e X dhe sende të tjera që nuk u gjetën nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat