Vrau 51 vjeçarin shqiptar dhe nipin e tij, burg përjetë italianit

Diaspora

Vrau 51 vjeçarin shqiptar dhe nipin e tij, burg përjetë italianit

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 17:01
Pamje nga ngjarja

Policia italiane ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës për të arrestuar autorin e vrasjes së dy shqiptarëve.

Gjykata në Milano ka dënuar me burgim të përjetshëm Maurizio Archinito, 25 vjeç. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Alban Medhas, 51 vjeç dhe Ndue Brukës, 27 vjeç, nipi i 51 vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të shkuar në Abbiategrasso.

I pandehuri dhe vëllai i tij qëlluan dy të huajt si shenjë hakmarrje për një vjedhje dhe një konflikti të lidhur me drogën në këtë zonë, siç shkruan “Ansa”.

Maurizio Archinito fillimisht u lirua për mos kryerje të krimit, por vendimi i Apelit ka përmbysur verdiktin dhe agjentët e Antikrimit kanë ekzekutuar këtë të martë dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat